English

Shkon për të vjedhur në Kombinat, gjendet i karbonizuar 27-vjeçari

Elbasan, 28 prill, NOA - Eshtë gjendur në orët e para të paradites së sotme i karbonizuar trupi i një 27-vjeçari në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, personi në fjalë ka shumë mundësi që të gjendej në atë zonë për të vjedhur dhe është gjendur papritur në korrent me energjinë elektrike, e cila i ka marrë menjëherë jetën.

Policia bën të ditur se është duke ndjekur ngjarjen me imtësi dhe duke hetuar për të gjitha shkaqet që e shkaktuan atë.

n.e/NOA

KOMENTE