Tiranë, 28 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, për ditën e Martë, 28 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.
Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail:Â info@noa.al
Nga gazetat
 gjermane, "Frankfurter Allgemeine Zeitung" paralajmëron për rreziqet e përkrahjes nga shteti të daljes së parakohshme në pension:
 "Kthimi tek ndihmat shtetërore për daljet e parakohshme në pension, siç kërkojnë sindikatat, dhe pjesërisht edhe Partia Socialdemokrate, nuk do të ishte sinjal i mirë. Sepse ajo i çon firmat drejt ndarjes me punonjësit e moshuar, në kurriz të arkës sociale. Jo pak ekspertë u dërguan nga punëdhënësit në pension për t'u marrë më vonë në punë si këshilltarë projektesh, duke marrë kështu honorare të majme. Edhe shpresa se kjo do të ishte rruga për të angazhuar të papunët dhe të rinjtë që mësojnë profesionin, nuk është përmbushur në shumë raste. Një vështrim mbi krizën bën të qartë, se në shoqërinë në plakje punësimi duhet nxitur deri në moshat e mëdha, dhe nuk duhet përkrahur shkëputja e parakohshme nga jeta në punë. Kthimi mbrapsht në politikën e tregut të punës do ti kushtonte shtrenjtë Gjermanisë."
"Thüringer Allgemeine" po mbi pensionet:
"Deri tani ka qenë gjë e sigurt, që kur punëmarrësit fitojnë më pak ose duhet të punojnë më orar të shkurtuar, sepse firma nuk i ka punët mirë, atëherë kjo e gjitha bën presion mbi nivelin e pensioneve. Që prej vitit 1957 ka funksionuar kjo formulë pensionesh. Përpjekjet e politikës për ta ndryshuar atë janë duke u shpeshtuar. Ministri socialdemokrat i çështjeve të punës kërkon ta bëjë këtë nëkëtë vit zgjedhjesh. Por kjo është e rrezikshme. Transformimet në politikën e pensioneve sjellin padrejtësi të tjera. Përpiluesit e Paktit të brezave kërkonin të arrinin me ndërthurjen e pensioneve dhe rrogave harmonizimin e pensioneve ekzistuese me zhvillimin ekonomik. Por, siç e tregon edhe kriza zhvillimi ekonomik nuk është ligj natyror, aq më pak rritja e pensioneve."
 "Rheinpfalz" nga Ludwigshafeni hedh dritë mbi zgjerimin në lindje të Bashkimti Evropian duke patur parasysh krizën ekonomike:
 "Kriza ekonomike e ka vendosur Evropën para provës së zjarrit. Disa vende evropianolindore që patën vitin e kaluar rritje të madhe ekonomike edhe për shkak të anëtarësimit në BE, janë dëmtuar shumë rëndë. Anëtarësimi në BE mund të bëhet faktor stabilizues si politik ashtu edhe ekonomik. Zgjerimi i BE-së ka qenë dhe është një akt që i ka dhënë forcë si BE-së së vjetër ashtu edhe asaj të re. Mirëpo mirëkuptimi reciprok nuk e ka arritur ende besimin dhe vullnetin e vërtetë për veprim të përbashkët të grupit të 27 -ëve. Sa kohë që kjo mbetet kështu, Evropa do të bënte mirë, që të qëndronte e rezervuar me pranimin e shteteve të tjera. Ndryshe BE do të kthehej në një gjigand të palëvizshëm, të cilit qytetarët do të refuzonin ti japin votën".
"The New Jork Times" Vlerësohet rreziku nga viruset e gripit Në Hong Kong vlerësimi i situatës së krijuar nga viruset e zbuluara vitet e fundit - SARS, gripi i shpendëve dhe aktualisht virusi i gripit të derrave - po rezulton tepër ndërlikuar. Italia ngrin miliona dollarë asete të katër bankave Përmes hetimeve lidhur me aktivitetet bankare që po përhapen nga SHBA-ja deri në Evropë, autoritetet italinane kanë ngrirë rreth 300 milionë dollarë në asete të katër bankave globale, ku përfshihen "PJMorgan Chase", "Deutche Bank", "UBS" dhe "Depfa" - zyrtarët e të cilave janë akuzuar për mashtrim financiar. Kina vazhdon fushatën kundër besimit "falun gong" Gjatë këtij dhjetëvjeçari që nga koha kur qeveria kineze nisi një fushatë kundër besimit "Falun Gong", një fushatë për të cilën grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur se është bërë shkak për burgosjen e mijëra personave që praktikojnë këtë besim dhe që ka shkakuar të paktën 2000 të vdekur, ndërkohë që vëmendja botërore është zhvendosur diku tjetër. "The Washington Post" Vendet këshillohen të ndërmarrin masa kundër përhapjes së gripit OBSH-ja deklaron rritjen e nivelit të alarmit dhe gatishmërisë ndërkohë që numri i konfirmuar i të prekurve nga virusi i gripit të derrave shtohet vazhdimisht. Zyrtarët paralajmërojnë kundër udhëtimeve drejt Meksikës. Shtohet ankthi në shkollat e Nju Jorkut Shkollat në Queens janë shndërruar në epiqendra të infeksioneve me virusin e gripit të derrave në SHBA, ku janë regjistruar dhjetra të infektuar numri i të cilëve mund të arrijë deri në 100. Ngrijnë bisedimet mes talebanëve dhe Pakistanit pas sulmit Një operacion ushtarak nga trupat pakistaneze kundër vendstrehimeve të rebelëve shkaktoi pezullimin e bisedimeve të shumëpërfolura për paqe me talebanët dhe presidenti i vendit kërkoi ndihmë shtesë nga ndërkombëtarët për të garantuar sigurinë e armëve bërthamore të Pakistanit. "The Guardian" OBSH rrit nivelin e rrezikut dhe gatishmërisë kundër gripit të derrave OBSH deklaron rritjen e nivelit të rrezikut dhe gatishmërisë pandemike deri në fazën 4 pasi numri i të vdekurve në Mesikë arrin në 150 persona. Sri Lanka deklaron dhënien fund të përdorimit të armatimeve të rënda Qeveria deklaron se vëmendja do të zhvendoset nga lufta kundër rebelëve në ndihmën për civilëve që kanë mbetur të bllokuar në një zone ndërmjet luftimeve. Shtohet rreziku global nga gripi i derrave Komisioni i emergjencave i OBSH-së deklaroi rritjen e nivelit të rrezikut pandemik kundër virusit të gripit të derrave ndërkohë që numri i të vdekurve në epiqendrën e këtij infeksioni në Meksikë arriti në 150 dhe numri i rasteve të infektuara në SHBA u dyfishua si dhe u konfirmuan rastet e para të infektuara në Britani.