English

Strazimiri në Çeki, firmoset marrëveshja kundër krimit të organizuar

Pragë 28 prill NOA - Shqipëria dhe Çekia firmosën në Pragë marrëveshjen dypalëshe për luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja, u firmos sot nga Ministri i Brendshëm Çek, Langer dhe Zëvendësministri i Brendshëm Shqiptar, Gent Strazimiri.

Dy vendet synojnë luftën kundër trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve dhe qënieve njerëzore.

Marrëveshje të njëjta Shqipëria ka firmosur me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, duke synuar zbatimin e politikës së luftës kundër krimit të organizuar me zero tolerancë.

Gjatë takimit me Zëvendësministrin Strazimiri, Ministri i Brendshëm Çek konfirmoi mbështetjen e Çekisë për liberalizimin e vizave.

"Çekia, që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian është në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë në një kohë sa më të shpejtë" u shpreh Langer.

Sipas tij, ky vendim nuk është vetëm në interes të Shqipërisë, por të vetë Bashkimit Europian, vendet e të cilit pritet të marrin një vendim për liberalizimin e vizave nga mesi i muajit maj.

Zëvendësministri Gent Strazimiri prezantoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, i cili është dhe një nga kushtet kryesore për heqjen e vizave.

k.k/NOA

KOMENTE