English

Zv/ambasadori amerikan: Zgjedhjet, test i rëndësishëm. Policia luan rol të veçantë

Tiranë, 28 prill, NOA - Zgjedhjet e 28 qershorit përbëjnë një test të rëndësishëm për Shqipërinë dhe reformat e arritura deri tani prej saj.

Një fakt të tillë sot e ka theksuar numri dy i ambasadës Amerikane në Tiranë, Stephen Cristina gjatë një takimi të konsorciumit ndërkombëtar.

Sipas tij, respektimi i rezultatit zgjedhor është një nga kushtet që kërkohet të plotësohet prej politikës shqiptare nga ana e ndërkombëtarëve.

Por edhe ecuria e procesit përbën një kusht të domosdoshëm për t'u plotësuar, në të cilin një rol primar dhe kryesor ka edhe policia, e cila duhet të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

n.e/NOA

KOMENTE