Tiranë, 29 prill NOA - Futbollisti i njohur do të aktivizohet në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë dhe në bazë të marrëveshjes së deritanishme ai duhet të largohet tek klubi i tij në Finlandë, Vasa.
Drejtuesit finlandezë kanë kërkuar të Martën rikthimin e mesfushorit në bazë të kontratës, pavarësisht dëshirës së tij, apo insistimit të drejtuesve të Tiranës.
Sakaq, klubi Tirana nuk ka ndërmend të paguajë para për të siguruar kartonin e mesfushorit, nga klubi finlandez, vetëm për tre ose për katër ndeshje.
Drejtuesit e Tiranës dëshirojnë që ta pronësojnë kartonin e futbollistit, për kupat e Evropës dhe më tej.
Sipas tyre, lojtari duhet të mbyllë sezonin dhe më tej të largohet dhe për këtë arsye duhet mirëkuptimi i palës finlandeze.
Kartoni i Agollit do të blihet edhe për të paktën në sezonin tjetër, jo vetëm për tre ose katër ndeshje.
I njëjti veprim është ndjekur nga Dinamo, me sulmuesin, Sabino Plaku.
e.l/NOA