English

BE: Vizat do të liberalizohen edhe për Kosovën nëse plotëson kushtet e vëna

Bruksel, 29 prill, NOA - Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave, ashtu si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por vetëm nëse i plotëson kushtet e nevojshme, tha në Pragë nënkryetari i Komisionit Evropian, Jacques Baro.

"Duhet që në Kosovë, ashtu si dhe në vendet tjera, të përmbushen kushtet, të cilat janë vënë për të gjitha vendet ballkanike", tha ai në fund të konferencës dy ditore në Pragë me titull "Ndërtimi i partneriteteve të migracionit". Baro tha se Kosova do të trajtohet njësoj si vendet tjera të rajonit, "me kusht që ta pranojë obligimin që t'i realizojë disa parime të caktuara për thjeshtësimin e regjimit të vizave". Në konferencë morën pjesë 54 delegacione nga 47 vende.

NOA-INA

KOMENTE