Londër, 29 prill, NOA - Britania e Madhe është shprehur pro faktit të dorëzimit të kërkesës për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përmes një deklarate për shtyp të qeverisë britanike, thuhet se ajo mbështet aspiratat e vendit tonë për një anëtarësim sa më të shpejtë në strukturat evropiane.
Duke shtuar ndërkaq, se gjithsesi, tani para vendit tonë hapen të tjera sfida, siç është ajo e përmbushjes së kritereve të nevojshme për të merituar vërtet cilësimin si "kandidat" i Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, ditën e djeshme, kur edhe u dorëzua në mënyrë zyrtare kërkesa e aplikimit nga ana e Shqipërisë pranë Presidencës çeke prej delegacionit që kryesohej nga kryeministri Berisha, Gjermania reagoi se kjo gjë nuk u bë në momentin e duhur.
n.e/NOA