English

Dade: Aplikimi për statusin e kandidatit në BE, të mos përdoret si kartë elektorale

Tiranë, 29 prill, NOA - Partia Socialiste duke u ndjerë kontribuese në proceset integruese të vendit, i kërkon Partisë Demokratike që të mos e përdorë faktin e aplikimit për statusin e kandidatit të Shqipërië në Bashkimin Evropian si kartë elektorale.

"Sali Berisha dorëzoi dje në Pragë kontributin dhe angazhimin afatgjatë të Partisë Socialiste duke bërë shoun e radhës me kërkesën që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, një akt që nuk ka se si të lerë vend për spekullime elektorale dhe aq më pak të interpretohet se i shton kreditet qeverisë së dështuar të Sali Berishës", tha në një konferencë për shtyp, sekretarja për marrdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade.

Duke shprehur qëndrimin e selisë rozë mbi një fakt të tillë, deputetja socialiste ka pohuar se është e qartë për opinionin vendas dhe atë të huaj, që personalisht Sali Berisha ka qenë dhe mbetet shkaktari kryesor i vonesave në rrugën e integrimit europian që prej zgjedhjeve të ‘96- ës.

"Përfaqësuesit e BE-së edhe njëherë dje ripërsëritën kushtet që Shqipëria të avancojë në axhendën e saj europiane: zgjedhjet të lira, të ndershme dhe demokratike, thellimin e reformave politike dhe ekonomike, mjedis të favorshëm për biznesin.

Sigurisht, Sali Berisha as nuk i ka përmbushur dhe as nuk do të ketë shansin t'i vonojë reformat e tjera. I ka mbetur vetëm mundësia e organizimit të zgjedhjeve konform standardeve që të largohet nga pushteti pa dëmtuar më tej imazhin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian", u shpreh më tej deputetja Dade.

Sipas saj, kërkesa për aplikim do të nisë të shqyrtohet vetëm nëse Shqipëria plotëson kushtin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ky shqyrtim bëhet sipas standardeve të Komisionit Europian dhe jo sipas standardeve të Berishës.

n.e/NOA

KOMENTE