English

Hapet Panairi i Teknologjisë dhe Cilësisë, vijnë në Tiranë industritë më të fuqishme

Tiranë, 29 prill, NOA - Sot në Pallatin e Kongreseve bëhet ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të "Teknologjisë & Cilësisë 2009", i cili mbledh në Tirane për herë të parë industritë më të fuqishme europiane të energjitikës dhe infrastrukturës.

Prania e kompanive të tilla gjigande si Verbund, Bechetti, Enel, CEZ, Monkada, EVN, CAE, Andrix etj, së bashku me kontratat e financuara të projekteve energjitike në Shqipëri të kompanive në fjalë prej më shumë se 5 miliard euro e kanë shndërruar Panairin e Konfindustrisë në panairin më të madh të industrive energjitike për rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2009.

Në këtë aspekt, kjo është një ngjarje e veçantë sa i përket teknologjisë moderne, cilësisë së lartë të projekteve dhe efektet e automatikës, të cilat shpalosen për herë të parë në Shqipëri dhe rajon nga kompanitë pjesëmarrëse.

Ndërkohë, projektet e parashikuara te investimeve në Shqipëri dhe rajon në fushën e energjitikës dhe infrastrukturës, që shfaqen në panair, janë një mundësi e mirë e kompanive shqiptare për të përfituar si nënkontraktorë në prodhime dhe procese punë të ndryshme të nevojshme për fazat e zbatimit të projekteve.Â

Pikërisht me qëllim të përfitimit si nënkontraktorë nga financimet e siguruara të projekteve të energjitikës në Shqipëri në panair janë të pranishëm edhe një numër i madh kompanish të fushave të ndërtimit, të teknologjise së lartë, të pajisjeve energjitike, të shërbimeve, etj. nga vendet e rajonit si Italia, Turqia, Kroacia, etj.

Në panair do të ketë gjithashtu edhe shfaqje të plotë të teknologjisë dhe organizimit të industrive ricikluese nga Austria si një prej vendeve me ekologjike të Europës, si kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.Â

Panairi do të jetë i hapur nga datat 29 prill deri në 2 maj 2009.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE