English

IRI: Rrezikohet integrimi i Maqedonisë, qeveria kërcënime gjatë zgjedhjeve

Uashington, 29 prill, NOA - Instituti republikan amerikan, IRI, në raportin e publikuar sw fundmi, ka paralajmëruar shtyrjen e vendimit nga Bashkimi Evropian për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.

Instituti ka nënvizuar se kjo mund të ndodhë për shkak të shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos BE për gjendjen e krijuar në Maqedoni gjatë dhe pas zgjedhjeve.

"Qeveria ka përdorur kërcënime ndaj administratës publike dhe ato janë regjistruar edhe nga ODIHR", thuhet në raportin e IRI.

Po ashtu, theksohet se në Maqedoni nuk ka balancë të sistemit politik, për shkak se një parti udhëheq me tre nivelet e shtetit.

IRI tërheq vërejtjen që presidenti i sapozgjedhur duhet të angazhohet rreth çështjes së popullsisë shqiptare, e cila masivisht bojkotoi zgjedhjet.

Instituti amerikan sërish ka theksuar se përveç reformave demokratike dhe institucionale, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE do të varet edhe nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.

NOA-INA

KOMENTE