Tiranë 29 prill NOA - Specialistët e seksionit Kundër Krimeve Seksuale dhe të Lirisë së Personit në policinë e Tiranës ndaluan sot një 27-vjeçar i cili akuzohet se ka kërcënuar një vajzë.
Lulëzim Makisti, u ndalua pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar urdhrin e ndalimit në ngarkim të tij, kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 26 Prill 2009, ka caktuar masën e sigurisë ndaj 27-vjeçarit "Arrest Burg".
Makisti akuzohet se konsumuar veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie' në bashkëpunim.
Burime nga policia thanë se Lulëzim Makisti akuzohet, se më anë të telefonit celular ka dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të një shtetaseje. Kjo e fundit denoncoi autorin i cili u zbulua dhe më pas u ndalua nga policia.
k.k/NOA