Tiranë 29 prill NOA - Të burgosurit do të kenë trajtim të veçantë kryesisht gratë e e sëmura mendore ose të droguarit.
Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia Holandeze e Institucioneve të Korrektimit propozojnë projektin për trajnimin e veçantë të grupeve në nevojë në institucionet e paraburgimit dhe burgjeve në Shqipëri.
Projekti ka për synim të rrisë dhe përmirësojë monitorimin, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit nga punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit si dhe një trajtim të veçantë për grupet në nevojë në paraburgime dhe burgje, siç janë gratë, të sëmurët mendorë, apo edhe personat të varur nga droga në paraburgime apo burgje në të gjithë vendin. Projekti i cili u prezantua sot do të zbatohet përgjatë 18 muajve me ndihmën edhe të ekspertëve holandez ndërsa mbështetet financiarisht nga delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë.
Gjatë prezantimit të projektit mori pjesë Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit Vasilika Hysi si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.
k.k/NOA