Shkup, 29 prill, NOA - Studentë dhe nxënës të shkollave të mesme sot do të dalin në protesta kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për heqjen e mësimit fetar.
Protesta sipas organizatorëve do të fillojë sot pasdite para Gjykatës Kushtetuese, ku do të kërkohet heqja e vendimit që anulon aplikimin e mësimit fetar nëpër shkollat fillore. Organizatorët gjithashtu kanë theksuar se mësimi fetar në shkollat fillore është mbështetur nga 65 për qind e nxënësve dhe sipas tyre ky vendim duhet të respektohet. Partia në pushtet VMRO-DPMNE po ashtu është kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
NOA-INA