English

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite

Tiranë 29 prill NOA - Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në takimin me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite Abdullah Abdulazis Al-Abdulkarim, Ministri Basha përshëndeti nivelin e s marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu ai shprehur mirënjohjen për Mbretin dhe popullin saudit për vendimin e marrë për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran e i pavarur.

"Ky akt u vlerësua si një dëshmi e qartë e miqësisë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona, i cili u përjetua me mjaft entuziazëm, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri" u shpreh Basha.

Ndërsa Ambasadori saudit i dorëzoi me këtë rast Ministrit Basha një mesazh miqësor të Lartësisë së Tij, Princit Saud Al Faisal, në të cilën vihet ne dukje se mikpritja, që iu rezervua delegacionit shqiptar, ishte një dëshmi e frymës së miqësisë tradicionale mes dy vendeve.

Në mesazh theksohet, gjithashtu, besimi i palës saudite se bashkëpunimi dypalësh, që ekziston aktualisht, do të përfshijë koordinimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dy vendeve edhe në kuadrin e organizmave ndërkombëtare.

k.k/NOA

KOMENTE