English

OKB: Shenja shqetësuese për liritë fetare në Maqedoni, ashpërsohen identitetet

Shkup, 29 prill, NOA - "Gjendja e të drejtave dhe lirive fetare në Maqedoni në përgjithësi është e kënaqshme, por ka shenja shqetësuese", ka theksuar përfaqësuesja speciale e OKB-së për liritë fetare, Asma Xhahangir.

Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

"Nuk shoh probleme të mëdha, por shoh shenja në ashpërsimin e identiteteve dhe polarizimeve. Nëse nuk reagohet me kohë mund të jetë pastaj vonë. Kur jotoleranca religjioze del nga kontrolli, atëherë është vështirë që të bëhet kthesa", ka theksuar përfaqësuesja e OKB-së, Asma Xhahangir. Ajo ka shtuar se ka ardhur në Shkup për të vlerësuar gjendjen, jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe për zbatimin e përparimin e tolerancës ndërfetare.

Përfaqësuesja e OKB-së për liritë fetare do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetëror, të komuniteteve fetare dhe organizatave joqeveritare.

NOA-INA

KOMENTE