English

Presidenti maqedonas Cërvenkovski, vizitë lamtumire në Bruksel pasi lë mandatin

Shkup, 29 prill, NOA - Presidenti Branko Cërvenkovski sot do të zhvillojë vizitën lamtumire në Bruksel, duke u takuar krerët më të lartë të NATO-s dhe BE-së.

Kabineti i presidentit Cërvenkovski ka njoftuar se me rastin e përfundimit të mandatit të presidentit, ai do të zhvillojë takime lamtumire me komisionerin për zgjerim të BE-së, Olli Ren, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer. Mandati i presidentit Cërvenkovski skadon më 13 maj, kur pritet që kjo detyrë të merret nga presidenti i sapozgjedhur Gjorgje Ivanov, nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

NOA-INA

KOMENTE