English

Presidenti Topi të verbërve: Ju kam pasur gjithmonë në vëmendje

Tiranë 29 prill NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, kryesuar nga Presidenti i kësaj Shoqate, Sinan Tafaj.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Shoqatës i paraqitën Presidentit Topi problemet që përballet komuniteti i tyre prej dhjetë mijë e dyqind personash, duke kërkuar më tepër vëmendje nga shteti për strehim e punësim, por duke parashtruar sidomos kërkesën e ngritur prej disa kohësh prej tyre për mosindeksim të pagave të të verbërve si dhe zbatimin ligjor të "Statusit të të Verbrit", i cili përfshin të drejtën për arsimim, për punësim, lehtësira në strehim, etj. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, i shtroi Kreut të Shtetit një sërë shqetësimesh të kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, duke kërkuar dhe theksuar në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në mënyrë që të mos diskriminohen personat me aftësi të kufizuara. Presidenti Topi, siguroi të verbrit se i ka pasur gjithmonë në vëmendje, dhe se do të ndjekë vazhdimisht situatën dhe i siguroi mbi mbështetjen e pandërprerë dhe të fortë sa morale, aq edhe institucionale për këtë shtresë delikate të shoqërisë shqiptare, duke u sugjeruar njëkohësisht ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore për arritjen e një zgjidhje sa më të drejtë e konsensuale.

k.k/NOAÂ

KOMENTE