English

Pretenca për kryepolicin e shkarkuar Ahmeti, kërkohen 500 mijë lekë gjobë

Tiranë, 29 prill NOA - Prokuroria e Tiranës kërkoi sot nga gjykata dënimin me gjobë në vlerën 500 mijë lekë të rinj, për ish kreun e Policisë Rrugore të Tiranës, nën akuzën e veprimeve arbitrare ndaj qytetarëve.

Më poshtë mund të lexoni pretencën e plotë:

PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

KONKLUZIONE PERFUNDIMTARE

PARA GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR

T I R A N E

I nderuar Z. Kryetar !

Përfundoi së gjykuari çështja penale nr. 1924 te vitit 2008, ku te pandehurit Krenar Ahmeti, Blenard Gjoni dhe Alfons Vathi jane sjellë para Jush për t'u gjykuar nën akuzen per veprat penale te « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne bashkepunim ne dem te shtetasve Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj » te parashikuar nga neni 250 e 25 te Kodit Penal ndersa i pandehuri Krenar edhe per kryerjen e vepres penale te « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne dem te shtetasit Hasan Nezaj« te parashikuar nga neni 250 te Kodit Penal.

Nisur nga fakti që mbaroi dhe shqyrtimi gjyqesor, atehere edhe ne si perfqasues te akuzes po paraqesim para jush konkluzionet perfundimtare te kesaj ceshtjeje.

           Nga teresia e provave te marra dhe te vleresuara ne seance gjyqesore rezulton e provuar se:

           Se më datë 26. 05. 2008, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesore Tirane eshte paraqitur per te bere kallezim penal shtetasi Hasan Nezaj, ndaj një punonjesi policie te Komisariatit te Policise Rrugore qe quhet Krenar Ahmeti, i cili sipas tij, per interesa personale duke perdorur autoritetin e policisë së shtetit, ne kundershtim me ligjin dhe ne tejkalim te kompetencave ligjore, ka shoqeruar ate per disa ore ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane ne daten 25. 05. 2008.

Ky kallëzim është regjistruar me nr. 2832, date 26. 05. 2008

Po kështu po i njëjti person i identifikuar me emrin Krenar Ahmeti dhe me detyrë Shef i Komisariatit te Policise Rrugore, më datë 17. 05. 2008, në vendin e quajtur Bulevardi Qendror ka urdheruar shoqerimin ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane te shtetases Elisabeta Imeraj se bashku me bashkeshortin e saj Agron Bajri, pa pasur asnje veper penale, në mënyrë krejt të panevojshme dhe arbitrare, ka bërë incident me ta duke kryer veprimin arbitrar te mesiperm.

Ky kallëzim është regjistruar në Prokurorinë e Rrethit më date 20. 05. 2008 me nr. 2760.

Mbi bazën e këtyre kallëzimeve, si dhe nisur nga fakti që të dyja këto materjale bëjnë fjalë për veprime abuzive te kryera nga i njëjti person, më datë 05. 06. 2008, Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1924 date 05. 06. 2008 në ngarkim të shtetasve Krenar Ahmeti, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi për veprën penale të "Kryerjes së veprimeve arbitrare ne bashkepunim" te parashikuar si krim nga neni 250 i Kodit Penal.

Në funksion të këtyre kallëzimeve, shtetasi Krenar Ahmeti ka pretenduar në thelb se i ka shoqeruar per në Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane shtetasit Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj sepse sipas tij, Agron Bajri kishte prishur qetësinë publike, kishte kundershtuar forcat e rendit. Lidhur me incidentin e prokuroren Elisabeta Imeraj, pretendon se kjo e fundit kishte hyrë me force ne makinen e policise, dhe meqenese ajo hypi me force ne makine, ai e kishte lene ate se bashku me burrin e saj te shoqeruar tashme, te shkonte per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane dhe ne lidhje me Hasan Nezen thote se ky shtetas kishte prishur qetesine publike.

Nga shqyrtimi gjyqesor i kesaj ceshtjeje para gjykates ka rezultuar e provuar si me poshte:

           Ne daten 25. 05. 2008 rreth ores 16. 00 shtetasi Hasan Nezaj ka qene duke komunikuar me shtetasin Krenar Ahmeti per shkak se nga ana e policise rrugore i ishte marre pa procesverbal leja e qarkullimit te automjetit me targe DR 8898 D. Hasan Nezaj ka pasur njohje te meparshme me Krenar Ahmetin. Fillimisht ata kane komunikuar normalisht por me pas shtetasi Krenar Ahmeti ka filluar te thote shume fjale fyese ne drejtim te Hasan Nezajt. Gjate debatit Hasan Nezaj i ka thene se do te ankohem ne prokurori per kete fakt por Krenar Ahmeti i ka thene se "per organin e akuzes, nuk e rr. . . fare sepse perpara pak ditesh kam marre nje prokurore me gjithe burrin e saj dhe i kam çuar per b. . . ne polici". Me pas Krenari i ka thene Hasanit se "Do te bej qe te ecesh me biciklete ne Tirane". Ne debat e siper Krenar Ahmeti ka komunikuar me nje polic dhe i ka thene qe "Thirr nje patrulle qe ta shoqerojme kete pleren". Hasani nuk ka reaguar por ka pritur ardhjen e patrulles se policise. Pasi ka ardhur patrulla e policise, punonjesi Krenar Ahmeti e ka urdheruar ate qe te shoqeronte ne Komisariatin e Policise nr. 2 shtetasin Hasan Nezaj i cili ishte paqesor dhe nuk kishte kryer asnje veprim te kundraligjshem. Me pas shtetasi Hasan Nezaj eshte shoqeruar nga forcat e policise ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane dhe sipas procesverbalit te keqyrjes se dates 03. 06. 2008 rezulton se ky shtetas eshte futur ne Komisariat ne oren 16. 40 te dates 25. 05. 2008 dhe ka dale prej andej ne oren 24. 00 te dates 25. 05. 2008.

           Si pasoje e urdhrit te paligjshem te punonjesit te policise Krenar Ahmeti, shtetasit Hasan Nezaj i eshte hequr liria ne menyre te paligjshme prej disa oresh. Ky fakt i tille perben nje shkelje te rende te nenit 27 te Kushtetutes se Shqiperise dhe nenit 5 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

           Deshmitari Hasan Neza shpjegoi para gjykates veprimet e paligjshme te te pandehurit Krenar Ahmetit ne dem te tij. Ai shpjegoi se nuk ka kryer asnje veper penale, por eshte shoqeruar ne polici ne kundershtim me ligjin si pasoje e urdhrit te paligjshem te ish shefit te policise rrugore Krenar Ahmeti.

           Shtetasi Elidon Senia (deshmitar i paanshem) shpjegoi para gjykates se ka qene i pranishem ne vendin e ngjarjes. Gjate deshmise se tij ai shpjegoi aktet fyese ndaj qytetarit Hasan Nezaj, nga punonjesi Krenar Ahmeti. Deshmia e shtetasit Hasan Nezaj perputhet plotesisht dhe me deklarimin e shtetasit Erion Aliko i cili shpjegon mjaft qarte veprimet arbitrare dhe per fyerjet e renda te punonjesit te policise gjyqesore Krenar Ahmeti, si dhe heqjen e paligjshme te lirise se shtetasit Hasan Nezaj.

           Punonjesi i policise deshmitari Florian Masha i cili ka shoqeruar shtetasin Hasan Neza, shpjegoi se Hasan Nezaj eshte shoqeruar per ne polici me urdher te te pandehurit Krenar Ahmeti. Ai deshmoi se Hasan Neza nuk ka kryer asnje veprim te dhunshem dhe ishte shume paqesor, madje nga ana e punonjesve te policise u vlererua qe Hasani te mos prangosej gjate shoqerimit te tij ne polici pasi nuk ishte e nevojshme. Sipas deshmise se tij Hasani i ka thene te pandehurit Krenar se cfare po ben se po e kthen punen ne ceshtje personale.

Te njejten gje pak a shume ne lidhje me ngjarjen e dates 25. 05. 2008 ka thene dhe punonjesi i policise Arben Doci, ku rezulton qe Hasani ti kete thene te pandehurit Krenar qe cfare po ben se po e shfrytezon punen tende per ceshtje personale.

           Pra nga keto prova del mjafte qarte se liria e shtetasit Hasan Nezaj eshte hequr ne menyre te paligjshme, si pasoje e nje urdhri arbitrar te ish shefit te Policise Rrugore Krenar Ahmeti.        Â

           Ne daten 17. 05. 2008 rreth ores 21. 00 automjeti tip benz me targa TR 1147 K, drejtuar nga shtetasi Gezim Imeraj, ne bulevardin kryesor eshte ndaluar nga punonjesi i policise se qarkullimit rrugor z. Arjan Balla. Pas ndalimit, punonjesi i policise i kerkon drejtuesit te automjetit dokumentet e makines, me te cilen po udhetonte. Ne makine udhetonin Gezim Imeraj drejtuesi i automjetit, Elizabeta Imeraj e motra e tij e cila ishte ulur ne sediljen e pare te makines, shtetesja Ermira Imeraj motra tjeter e drejtuesit te automjetit ishte e ulur ne sediljen e pasme se bashku me nenen e tyre te semure.

           Polici rrugor vonon ne kthimin e dokumenteve te makines dhe per kete arsye, drejtuesi i automjetit kerkon te flase me te. Vonesa e punonjesit te policise rrugore ne dhenien e dokumenteve, ka sjelle reagimin e drejtuesit te mjetit i cili i ka shpjeguar se duhej te levizte se kishte nje problem familjar (kishte nenen te semure). Pasi punonjesi i policise nuk ka reaguar, nga makina ka dale shtetasja Elizabeta Imeraj, e cila i shpjegon policit problemin familjar dhe i thote se nese ka shkelje te Kodit Rrugor, te procedoje me mase administrative, ne te kundert te ktheje dokumentat. Punonjesi Arjan Balla nuk mban asnje procesverbal per te dokumentuar marrjen e dokumentave, vendosjen e ndonje gjobe te mundshme, por ai ka fyer me fjale fyese shtetasen Elizabeta Imeraj. Fyerja e bere nga polici eshte degjuar nga shtetasit Gezim Imeraj i pranishem ne vendngjarje, per te cilin ka dhene dhe deshmine para gjykates.

           Ne kete kohe aty afrohet i pandehuri Krenar Ahmeti, i cili ka pare policin Arjan Balla duke debatuar me nje qytetare qe ishte e irrituar. I pandehuri Krenar Ahmeti i ka thene policit Arjan Balla te mos konfliktohet me qytetaret dhe te vazhdoje punen konform ligjit. Kjo ka bere qe menjehere, polici rrugor Arjan Balla, ti jape dokumentet e makines shtetasit Gezim Imeraj.

           Pasi drejtuesi i mjetit Gezim Imeraj, ka marre dokumentet e makines, ka vene ne levizje mjetin te cilin drejtonte duke ecur ne bulevardin kryesor. Me porosi te motres se tij Elizabeta Imeraj, ka arritur ti afrohet makines se policise me targa 0044. Kjo ka ndodhur ne rrugen perballe presidences, pak perpara se te mberrinin ne kryqezimin para librit "Universitar". Shtetesja Elizabeta Imeraj ka kerkuar te kontaktoje me shefin e qarkullimit rrugor te Tiranes, shtetasin Krenar Ahmeti dhe per kete arsye te dyja makinat kane hapur krahun. Shtetasja Elizabeta Imeraj ka zbritur nga makina me te cilen udhetonte dhe ka komunikuar me te pandehurin Krenar. Elisabeta i eshte prezantuar shefit te qarkullimit te Tiranes, me identitet te plote, dhe me funksionin e saj, i ka bere te ditur ngjarjen e ndodhur pak minuta me pare me policin rrugor Arjan Balla, duke i treguar per fyerjen qe i kishte bere ky i fundit.

           Me pas punonjesi i policise Krenar Ahmeti, pa asnje shkak e ka fyer rende Elizabeta Imerajn, fakt i cili konfirmohet nga deshmia e shtetasit Gezim Imeraj. Theksojme se nje ndryshim te tille te papritur te sjelljes i pandehuri Krenar Ahmeti, ka pasur dhe me deshmitarin Hasan Neza, te cilin pas prezantimin ka fillimisht ka diskutuar ne menyre te qete dhe normale dhe me pas papritur e ka share dhe ofenduar Hasanin pa asnje shkak, me fjale nga me te ndryshmet.

           Pasi fyet nga Krenari deshmitarja Elizabeta Imeraj zbret nga makina e te vellait te saj, tek ura e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, me qellimin per tu takuar me bashkeshortin, qe pas kontaktimit ne telefon i kishte thene se ndodhej duke pire nje kafe tek lokal "Taivani" me tre miqte e tij. Te dy bashkeshortet hipin ne makinen e tyre, e cila ishte e parkuar ne ambientet e oborrit te Hotel "Dajtit" dhe nisen per ne shtepi nga rruga e bulevardin kryesor. Ne makine shtetasja Elizabeta Imeraj, i tregon te shoqit per menyren sesi ishin sjelle policet. Gjate kohes qe makina ka qene duke ecur ne bulevardin kryesor Agron Bajri ka pare shtetasin Krenar Ahmeti te zbritur ne toke, te veshur civil dhe i eshte drejtuar atij, me qellim per tu sqaruar duke i thene se: "perse kishte ofenduar bashkeshorten e tij".

           Menjehere i pandehuri Krenar eshte afruar tek makina e shtetasit Agron Bajri dhe ka marre celesat e makines. Kjo ka bere qe menjehere te zbrese ne toke dhe bashkeshortja e Bajrit, Elizabeta Imeraj e cila i eshte afruar Krenarit duke i kerkuar sqarim. Krenar Ahmeti ka thene fjale fyese ne drejtim te dy bashkeshorteve. Duke pare se nuk po merrej vesh me shefin e policise rrugore, shtetasja Elizabeta Imeraj ka njoftuar Zv/Drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda duke i shpjeguar rastin si dhe me funksionare te larte te policise se shtetit (shih tabulatet telefonike te Elisabeta Imerajt). Zv/Drejtuesi i Prokurorise i ka kerkuar shtetases Elizabeta Imeraj ti kaloje ne telefon Krenar Ahmetin, por ky i fundit nuk ka pranuar ti flase, por ka vazhduar perseri fyerjet (ky fakt konfirmohet dhe nga deshmia e taksistit Nexhmi Bali). Gjithashtu Krenar Ahmeti ka marre telefonat celulare te shtetasit Agron Bajri duke mos dhene sqarime per kete pune. Me pas shtetasi Krenar Ahmeti ka urdheruar ne kundershtim me cdo norme ligjore shoqerimin e dhunshem per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane dy qytetareve te lire te Republikes se Shqiperise. Pas shoqerimit i pandehuri Krenar pa mbajtur asnje procesverbal, ka njoftuar nje karroatrec i cili ka marre makinen e shtetasit Agron Bajri dhe nuk dihet se ku e ka cuar.

           Ne momentin e mberritjes, makina e policise se shqiponjave eshte lene per disa minuta jashte oborrit te brendshem te Komisariatit te Policise nr. 2, dhe shtetasit Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj jane lene per disa minuta ne makine, deri sa aty kane ardhur eprore te policise dhe SHKB-se.

           Ne kohen qe kane ardhur specialiste te SHKB shtetasja Elizabeta Imeraj futet ne Komisariat ku dhe ben kallezimin ndaj te pandehurit Krenar Ahmeti dhe personave qe e kane shoqeruar per ne Komisariat.

           Veprimet antiligjore te Krenar Ahmetit konsistojne ne:

Fyerjen rende te shtetasve Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri,

marrjen e celesave te makines, sendeve personale te ndodhura ne makine dhe telefonave celulare, ne shkelje te ligjit,

goditjen e shtetasit Agron Bajri,

terheqjen nga duart ne menyre te dhunshme te telefonave duke i shkaktuar demtime (fakte te cilat provohen nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor),

kercenimin e te dy bashkeshorteve per motive personale,

si dhe urdherimin dhe shoqerimin nepermjet perdorimit te dhunes dhe ne kundershtim me ligjin, Kushtetuten dhe nenin 5 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut.

           Kryerja e veprimeve te tilla arbitrare provohet nga deshmia e shtetasve Agron Bajri, Elizabeta Imeraj, Bledar Bajri, Gezim Imeraj, Arjan Balla dhe Hajredin Berisha.

           Ne momentin qe Agroni ka degjuar se Krenari po bente sherr personal si dhe duke pare sjelljen gjithnje e me agresive te shtetasit Krenar Ahmeti, i cili ishte dhe i armatosur, bashkeshorti Agron Bajri i ka kerkuar te shoqes te therrase policine, per te shmangur ndonje veprim te paligjshem te punonjesit Krenar Ahmeti, i cili jo vetem shante dhe ofendonte shtetasin Agron Bajri, por ofendonte dhe bashkeshorten e tij ne sy te tij, ne menyre te vazhdueshme dhe provokative. Shtetasja Elizabeta Imeraj ka marre ne telefon sallen operative (129). Ky fakt provohet nga deklarimi i shtetases Elizabeta Imeraj, deklarimi i shtetasit Agron Bajri dhe nga keqyrja qe eshte bere ne regjistrin e njoftimeve te salles operative, nga ku del fare qarte e pasqyruar thirrja per ndihme e shtetases Elizabeta Imeraj me numrin e saj te telefonit celular 069 20 61 285.

           Faktin qe shtetesja Elisabeta Imeraj ka marre ne telefon disa here 129 dhe disa drejtues te policise dhe prokurorise vertetohet nga shkresa me nr. 3406 prot date 06. 08. 2008 e Kompanise VODAFONE, nga ku del se theniet e deshmitares Elisabeta Imeraj jane te verteta dhe ne harmoni te plote me provat e tjera. Aty pasqyrohen tabulatet telefonike te Elisabetes.

           Ne vendngjarje ka mberritur dhe punonjesi tjeter i policise rrugore Alkit Ndreu te cilit shtetasi Agron Bajri duke menduar se ishte polic i rendit, ia ka bere te ditur funksionin e tij dhe te bashkeshortes se tij duke i kerkuar ndihme per te menjanuar shtetasin Krenar Ahmeti, i cili gjate gjithe kohes e mbante nga duart ne menyre te dhunshme duke ushtruar dhe dhune fizike, ky fakt provohet nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor 437 i shtetasit Agron Bajri.

           Alkit Ndreu ka kontaktuar direkt me eprorin e tij Krenar Ahmetin dhe komunikimi i tyre eshte bere ne gjuhen turke (fakt i cili eshte pranuar dhe nga i pandehuri Krenar). Kjo vertetohet nga deshmite e shtetasve Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri.

           Ne deklarimet e tij deshmitari Alkit Ndreu jep nje variant te ndryshem per ngjarjen e ndodhur dhe arsyet e mberritjes se tij ne bulevard, duke thene se i kishte kerkuar ndihme punonjesi i policise rrugore Arjan Balla per shkak te konfrontimit me nje pasagjere.

           Dy punonjesve te policise te ardhur ne vendngjarje, shtetesja Elizabeta Imeraj i ka dale para duke u treguar se i kishte thirrur ajo dhe duke u treguar se kush ishte, pozicionin e punes se saj. Faktin qe shtetesja Elizabeta Imeraj ishte me detyre prokurore, punonjesve te policise qe ishin te pranishem ua ka bere te ditur dhe shtetasi Hajredin Berisha.

           Ne kete menyre (pas urdhrit te paligjshem te Krenar Ahmetit), shtetasja Elizabeta Imeraj dhe bashkeshorti i saj Agron Bajri shoqerohen per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane.

           Sic e shpjeguam dhe me larte shtetasi Hajredin Berisha ka qene deshmitar okular ne vendin e ngjarjes dhe i paanshem, ky shtetas gjate deshmise se tij para gjykates ai shpjegoi me se miri veprimet e dhunshme dhe arbitrare te punonjesit te policise Krenar Ahmeti ndaj shtetasve Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri. Ky shtetas shpjegon se e ka informuar punonjesin Krenar Ahmeti per pozicionin si prokurore te Elisabeta Imerajt dhe pozicionin si avokat te shtetasit Agron Bajri, por Krenari i eshte pergjigjur qe nuk i interesonte fare se zonja ishte prokurore dhe se burri i saj ishte avokat. Hajredini shpjegon se Krenari me pas, ka urdheruar forcat e policise per te shoqeruar ne komisariat shtetasen Elisabeta Imeraj se bashku me bashkeshortin e saj Agron Bajri. Ky shtetas shpjegon se Krenar Ahmeti kishte marre ne dore celesat e makines se shtetasit Agon Bajri dhe nuk ia jepte atyre.

           Shtetasit Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj jane shoqeruar per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane, me nje makine te 129 qe i perkiste Komisariatit te Policise Nr 2, ne te cilen ndodheshin policet Alfons Gjoni dhe Blenart Vathi. Shtetasi Agron Bajri ka qene i lidhur me pranga, element ky i tepruar i kryer nga punonjesi Krenar Ahmeti, pasi te dy shtetasit ishin prezantuar me identitetin e tyre te plote, dhe me funksionet e tyre perkatese.

           Pra del mjaft qarte se mundesia e largimit te dy bashkeshorteve nuk ekzistonte. Krenari kishte marre celesat e makines se Agron Bajrit, fakt i cili tregon dhe nje mundesi me pak qe Agron Bajri te largohej nga vendi i ngjarjes. Sic e theksuam dhe me siper, vete punonjesi i policise rrugore Arjan Balla deklaron se shefi Krenar Ahmeti kishte ne dore celesat e makines tip foristrade te shtetasit Agron Bajri.

           Punonjesi Krenar Ahmeti e pranon faktin se ka patur dijeni se shtetasja Elizabeta Imeraj ishte prokurore (pasi ka shpjeguar edhe vete). Kjo provohet dhe ne baze te te dhenave te tjera sic jane perpjekja e shtetases Elizabeta per ta vene Krenarin ne kontakt me Zv/Drejtuesin e Prokurorise per Krime te Renda z. Kostaq Beluri si dhe prezantimi individual me identitet te plote qe shtetasja Elizabeta Imeraj ka bere. Gjate rruges shtetasja Elizabeta u ka thene punonjesve te policise qe nuk mund ta shoqeronin ne kundershtim me ligjin. Elisabeta i ka thene se ka folur me drejtues te policise dhe se duhej ta dergonin makinen tek Drejtoria e Policise se Qarkut, Tirane.     Te dy punonjesit e policise nuk kane folur por i kane thene shtetases Elizabeta, se nuk lejohen komunikimet telefonike.       Â

           Vepra penale eshte eshte teresisht e konsumuar pasi rrethanat e ngjarjes nuk ishin te tilla sa te justifikonin perdorimin e dhunes per shoqerim. Nga hetimi rezulton se Krenar Ahmeti ka thene shume fjale fyese ne drejtim te shtetases Elizabeta Imeraj dhe shtetasit Agron Bajri.

           Per shtetasit e shoqeruar mungonte rreziku i ikjes. Kjo per arsyen se shtetasit Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj ishin prezantuar me identitet te plote, duke perfshire dhe funksionet e tyre perkatese. Ky fakt deshmon se nuk ka asnje rrezik ikjeje, pasi ne cdo moment ata ishin te gatshem ne cdo vend dhe cdo kohe qe te paraqiteshin para cdo organi shtetror.

           Shtetasit nuk shoqerohen me dhune ne rast se mund se paraqiten vullnetarisht ne polici. Agron Bajri dhe Elisabeta Imeraj ne cdo monent kane shprehur deshiren per tu paraqitur vete ne cdo organ shtetror qe do i drejtonte Krenar Ahmeti.

           Shoqerimi i ketyre dy shtetasve eshte bere ne kundershtim me nenin 101 te ligjit per policine e shtetit, i cili parashikon mjafte qarte rastet e shoqerimit.

           Persa i perket pretendimit te Krenar Ahmetit se objekti i shoqerimit nuk ka qene shtetasja Elizabeta Imeraj, por shtetasi Agron Bajri rezulton e provuar si me poshte:

           Ne deklarimi i Krenar Ahmetit rezulton se shtetasja Elizabeta Imeraj, ka hipur me deshiren e saj ne makine. Nderkohe qe nga akti e ekpertimit mjeko - ligjor nr. 436 date 20. 05. 2008, del mjaft qarte dhuna e ushtruar ndaj prokurores Elizabeta Imeraj cka tregon se kjo shtetase eshte shoqeruar me ane te perdorimit te dhunes fizike nga ana e punonjesit Krenar Ahmeti.

           Krenar Ahmeti pretendon se Elisabeta Imeraj ka hipur me force ne makinen e policise, atehere si eshte lejuar nje person civil te hype me nje makine policie?

           Ne raporti i sherbimit i te pandehurve Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi, tregohet se ata nuk kishin dijeni se shtetasja Elizabeta Imeraj ishte prokurore. Nje pretendim i tille nuk qendron pasi nga deshmia e policeve para gjykates si dhe e deshmitareve Agron Bajri, Elisabeta Imeraj dhe Hajredin Berisha rezulton se te gjithe ishin ne dijeni te identitetit fizik te personave te shoqeruar dhe se nuk kishte asnje problem me identifikimin e tyre.

           I pandehuri Krenar Ahmeti ne deklarimin e tij tregon tu kete thene dy punonjesve qe kane bere shoqerimin ne Komisariat te kinin kujdes pasi zonja ishte prokurore.

           Nese prokurorja hipi me deshiren e saj ne makinen e policise !!!, atehere perse u la qe te levizte makina? Perse forcat e policise nuk respektuan proceduren ligjore qe zbatohet ne raste te tilla, pasi nje person civil hipi ne nje makine policie, kur nuk duhej qe te hipte? Perse nuk jane njoftuar organet eprore per kete fakt?

           Pra nga nje analize e hollesishme, del mjaft qarte kemi nje tendece per deformim te te vertetes nga ana e te pandehurit Krenar.

            E verteta e cila u provua dhe para gjykates, eshte se shtetasit Elisabeta Imeraj dhe Agron Bajri jane shoqeruar per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane me urdher dhe nepermjet ushtrimit te dhunes fizike dhe psikike te punonjesit te policise Krenar Ahmeti dhe te dy bashkepunetoreve te tjere Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi.

           Sipas pretendimeve te te pandehurit Krenar Ahmeti pasi prokurorja ka hipur me deshiren e saj ne makinen e policise, ky i fundit i eshte drejtuar asaj me miresjellje per te dale nga makina. Ky shtetas tregon se ka pritur deri ne dhjete minuta deri sa ka dhene urdher per te vene mjetin ne levizje. Koha e paraqitur nga shtetasi Krenar Ahmeti nuk korrespondon me kohen e ngjarjes se ndodhur pasi ne raportin e sherbimit perpiluar nga Alfons Gjoni dhe Blenart Vathi referohet si ore e mberritjes ne vendngjarje ora 21. 38 min dhe si ore e largimit nga vendngjarja ora 21. 42 min (pra vetem 4 minuta). Kjo deshmon se brenda kater minutave forcat e policise kane prangosur shetasin Agron Bajri dhe kane shoqeruar dhunshem ne kundershtim me ligjin dhe arbitrarisht per ne polici te si ate ashtu dhe shtetasen Elizabeta Imeraj.

           Ne librin e sherbimeve te drejtimit operativ rezulton e dokumentuar dhe e pasqyruar se ne Komisariat jane shoqeruar dy persona.

           Ne Komisariatin e Policise nr 2 Tirane, nuk eshte shenuar shoqerimi i Agron Bajrit dhe Elisabeta Imerajt, kur nje fakt i tille duhej te shenohej ne librin e shoqerimeve, ku pershkruhet shkaku i shoqerimit, personin qe ka udheruar shoqerimin, kohezgjatjen e shoqerimit etj.

           Pra rezulton se ne baze te shenimeve ne librin e regjistrimeve te personave te shoqeruar ne Komisariatin e Policise nr 2, nuk rezultojne si persona te shoqeruar ne polici shtetasit Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj.   Â

           Shtetasi Krenar Ahmetaj ka kryer veprime arbitrare ndaj disa shtetasve. Pretendimet e këtij punonjësi policie, duke i analizuar me provat dhe faktet, tregojnë për një tendencë te theksuar deformimi të ngjarjes për të justifikuar paligjshmërinë dhe arbitraritetin e veprimeve të tij, për arsyet që do të prezantojmë si më poshtë:

           I pandehuri Krenar Ahmeti tregon tendencë justifikimi dhe deformimi të të vërtetës së ngjarjes dhe për urdhrat dhe veprimet në kundërshtim me ligjin që ka kryer ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, por nga ana tjetër ekzistojnë dyshime që ai me cilësinë e personit qe ka ushtruar ndikim edhe tek vartësit apo dhe kolegët e tij, sepse pretendimet e prokurores Elisabeta Imeraj marrin besueshmëri po t'i analizojmë ato me deklarimet e dëshmitarëve okularë të rastësishëm në ngjarje si psh shtetasit Hajredin Berisha, Elidon Senia, Erjon Aliko, punonjesit te policise Florjan Masha nga ku dalin fare qarte veprimet arbitrare te shtetasit Krenar Ahmetit.

           Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se punonjesi Krenar Ahmeti ka ushtruar dhune ndaj Elizabeta Imerajt dhe Agron Bajri. Ky fakt konfirmohet me se miri nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 436 date 20. 05. 2008 i shtetases Elisabeta Imeraj si dhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 437 date 20. 05. 2008 i shtetasit Agron Bajri, te cilat u moren si prove nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

           Nga një analizë e fakteve dhe rrethanave vlerësojmë se nga ana e Krenar Ahmetit, me detyre punonjesi i policese rrugore Tirane, janë kryer veprime dhe janë nxjerrë urdhra arbitrarë që kanë cënuar të drejtat dhe liritë e shtetasve. Më konkretisht:

           Shoqërimi në polici i shtetasve Elizabeta Imeraj, Agron Bajri dhe Hasan Nezaj, është kryer në kundërshtim me nenin 101 të ligjit "Për policinë e shtetit" dhe nenin 27 të Kushtetutës, që bën fjalë për rastet e kufizimit te lirise se shtetasve.

           Në këtë rast, edhe sikur të besonim për një moment pretendimin e ngritur nga i proceduari Krenar, se ai ka ndërhyre pasi ishte cënuar qetësia publike, ai përsëri ka vepruar në kundërshtim me rregulloren nr. 159, datë 28. 09. 1993 "Për shërbimet e policisë së rendit" dhe me nenin 7 te ligjit nr. 8291 date 15. 02. 1998 "Per Kodin Etik te Policise se Shtetit". Sipas nenit 8 kreu dy-të, kapitulli 2-të, i kësaj rregulloreje, duhet që me një kulturë profesionale dhe qytetare, të nderonte dhe komunikonte shkurt dhe qartë për të shmangur debatet, dhe të kërkonte që nga ana e shtetasit Agron Bajri te beheshin prezent pretendimet e tij. Me fjalë të tjera, shefi i policisë Krenar Ahmeti duhet të paralajmëronte fillimisht dhe të kërkonte nga shtetasi Agron Bajri dhe Hasan Nezaj që të mos përsëritej më cënimi i qetësisë i pretenduar nga ana e tij. Pra, në rast se Krenar Ahmeti do ta kishte respektuar këtë dispozitë të rregullores, nuk do të kishte ndodhur asgjë e kundraligjshme, por mosrespektimi saj, ka sjellë për pasojë shkelje të rënda të garancive kushtetuese që lidhen me paprekshmërinë e personave dhe kufizimit të lirisë, apo cënim të nderit dhe dinjitetit të këtyre shtetasve.

            Krenar Ahmeti ka vepruar ne kundershtim te hapur me ligjin nr. 8291 date 15. 02. 1998 "Per Kodin Etik te Policise se Shtetit" ne nenin 7 te tij parashikon qe gjatë përmbushjes së detyrave të ngarkuara, punonjësit e policisë detyrohen t'i paraqiten publikut me gradën, detyrën që ata kanë, si dhe të tregojnë shkakun për të cilin ndërhyjnë. Veprimet e tyre duhet të jenë me takt, pa shqetësuar publikun përreth.

           I pandehuri Krenar, jo vetem qe nuk ka zbatuar rregulloren por ka marre celesat e makines, ka ushtruar dhune fizike mbi Imerajn, Bajrin dhe Nezajn dhe me pas ka kryer veprimin e arbitrar dhe haptazi antiligjor dhe antikushtetues, duke i shoqeruar bashkeshortet dhe Hasanin per ne Komisariatin e Policise nr. 2 Tirane.

           Tjetër gjë që duhet thënë, është se veprimet e te pandehurit Krenar ndaj të dëmtuarve, jo vetëm është bërë pa patur asnje veper penale por edhe ne kundershtim me nenin 101 te ligjit "Per policine e shtetit" (ku personi duhej te shoqerohej ne polici konform ketij neni).

           Shoqerimi i Elisabeta Imerajt, Agron Bajrit dhe Hasan Nezajt per arsye krejt personale ne kundershtim me ligjin, me makine policie dhe për qëndrimin e tyre nuk është mbajtur asnjë shënim në regjistrat e Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane, nuk tregon tjetër veçse atë, që ky punonjës policie, për më tepër shef, jo vetëm vepron në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin, por kompromenton edhe strukturat vartëse ose paralele me te, në veprime të paligjshme dhe arbitrare që prekin të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe duke cënuar shume rende imazhin e punonjësit të policisë dhe organit ku ai punon në sy të qytetarëve. Sipas nenit 26 të ligjit për policinë e shtetit, prezantimi, komunikimi, sjellja e punonjësve të policisë përfaqson autoritetin e shtetit, si dhe punonjësit e policisë duhet të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të mospajtohen me çdo akt korrupsioni apo shpërdorimi detyre. Jo rastësisht e përmendëm këtë dispozitë, kjo për të treguar gjëndjen psikologjike që kalonin të dëmtuarit, si pasojë e veprimeve arbitrare dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës të këtij polici dhe vartësve të tij, të cilët në ato momente përfaqsonin autoritetin e shtetit.

           Gjithashtu, urdhri për shoqërimin në polici të Znj. Elizabeta Imeraj dhe bashkeshortit te saj Agron Bajri, apo te demtuarit Hasan Neza qoftë si qytetare, për më tepër dhe si prokurore, është gjithashtu në kundërshtim me nenin 101 te ligjit per policine e shtetit i cili parashikon:

            Punonjësi i Policisë bën shoqërimin e personave në mjediset e Policisë ose në organin urdhërdhënës në rastet e mëposhtme:

Â

a) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent;

b) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

2. Personat e shoqëruar kanë të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tyre. Ata njoftohen menjëherë nga punonjësi i Policisë për shkaqet e shoqërimit.

3. Personat e shoqëruar mbahen në mjedise të ndryshme nga ato të personave të ndaluar ose të arrestuar. Në këto raste mbajtja e personave në Polici zgjat derisa çështja, për të cilën është kryer shoqërimi, verifikohet, por në çdo rast jo më shumë se 10 orë.

4. Për rastet e shoqërimeve për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, për dëbimet ose ekstradimet, procedurat dhe afatet e mbajtjes përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.

           Ky ligj ka prioritet per tu zbatuar ne rastin konkret pasi sipas nenit 128 te ligjit "Per policine e shtetit" cdo ligj per policine qe bie ne kundershtim me ligjin nr. 9749, datë 4. 6. 2007 "Per policine e shtetit" nuk zbatohet.

           Ne rastin konkret nuk ka pasur asnje nga rastet e parashikuar ne ligj mbi te cilat mund te kryhej shoqerimi i shtetave Agron Bajri, Elisabeta Imeraj dhe Hasan Nezaj.

            Veprimet e punonjesit Krenar Ahmeti bien ne kundershtim dhe me nenin 27 të Kushtetutës. Kjo për faktin se edhe sikur si qytetare Znj. Imeraj se bashku me bashkeshortin e saj Bajri sipas Drejtuesit te Policise Rrugore, kishin kryer kundravajtje sipas Kodit Rrugor, ndaj këtij veprimi mund të ndëshkohej thjesht me gjobë administrative, por jo të shoqërohej në polici kurrësesi. Këto veprime të kryera nga shefi i shërbimeve të policisë së rrugore Krenar Ahmeti bien në kundërshtim edhe me nenin 8, kreu 2, kapitulli 3-të, i Rregullores nr. 159 "Për shërbimet e policisë së rendit", që bën fjalë për etikën e komunikimit. Ato bien në kundërshtim dhe me kodin rrugor (nenet 198 deri 203), pasi gjoba administrative (nëse do ishte vendosur) mund të ankohej brënda 5 ditëve në organet eprore dhe nuk është detyrim ligjor pagesa në vend. Ne rastin konkret policia rrugore nuk ka mbajtur asnje procesverbal per te konstatuar shkeljen e pretenduar, cka tregon tendecen per deformim te fakteve nga i pandehuri Krenar Ahmeti. Gjithashtu marrja e automjetit me gjithe celesa se bashku me sendet qe gjendeshin ne te eshte bere pa mbajtur asnje procesverbal dhe ne menyre abuzive.

           Për sa u trajtua, ekzistojnë prova te pakundershtueshme ne harmoni me njera-tjetren që punonjësi i policisë Krenar Ahmeti ne bashkepunim me te pandehurit Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi kane konsumuar elementët e veprës penale të "Kryrjes së veprimeve arbitrare ne bashkepunim ne dem te bashkeshorteve Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri" te parashikuar nga neni 250-25 te Kodit Penal, kurse i pandehuri Krenar ka konsumuar edhe vepren penale te "Kryerja e veprimeve arbitrare ne dem te shtetasit Hasan Neza" te parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.                       Â

           Gjykata për sa sipër, ne caktimin e llojin dhe masën e dënimit që do të caktohet për këta të pandehur duhet te kete parasysh keto rrethana që mendojmë se do t'i shërbejnë qellimit te denimit dhe konkretisht:

Faktin qe vepra penale e kryer ka cenuar marredheniet juridike per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve te mbrojtur me Kushtetute dhe posacerisht nga legjislacioni penal.

Faktin që i pandehurit jane te padenuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Gjendjen ekonomike te te pandehurve.

Moshen e re te pandehurit.

Gjithashtu, në masën e dënimit që propozojmë para Gjykatës, kemi parasysh dhe faktin, që ajo duhet të jetë në përshtatshmëri, jo vetëm me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit të saj, por dhe që të jetë e tillë që të vlejë për reabilitimin e te pandehurve me qellim per te mos kryer me vepra penale ne te ardhmen.

Duke përfunduar, bazuar ne nenin 378/3 te Kodit te Procedures Penale,

K E R K O J M E

           1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Krenar Ahmeti për kryerjen e veprës penale të « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne bashkepunim ne dem te shtetasve Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj » te parashikuar nga neni 250 e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 300 000 leke gjobe.

           2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Krenar Ahmeti për kryerjen e veprës penale të « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne dem te shtetasit Hasan Neza» te parashikuar nga neni 250 e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 300 000 leke gjobe.

           3. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal denimin perfundimtar te tij me 500 000 leke gjobe.

           4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blenard Vathi për kryerjen e veprës penale të « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne bashkepunim ne dem te shtetasve Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj » te parashikuar nga neni 250 e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 200 000 leke gjobe.

           5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfons Gjoni për kryerjen e veprës penale të « Kryerjes se veprimeve arbitrare ne bashkepunim ne dem te shtetasve Agron Bajri dhe Elizabeta Imeraj » te parashikuar nga neni 250 e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 200 000 leke gjobe.

           6. Shpenzimet proceduriale ne shumen perkatese ti lihet ne ngarkim solidarisht te pandehurve.

P R O K U R O R I

Ervin KARANXHA

Fund

KOMENTE