English

SHBA, gripi i derrave shënon viktimën e parë

Teksas 29 prill NOA - Gripi i derrave shënoi dhe viktimën e parë në SHBA.

Ka qenë një fëmijë nga Teksasi i cili rezultoi i infektuar me gripin e derrave.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shëndetësore vendase të cilat lajmëruan se viktima është një fëmijë por nuk dhanë informacione të tjera rreth pacientit të sëmure.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kishin paralajmëruar më parë se virusi mund të mbërrinte në Amerikë dhe të shkaktonte viktima.

Mediat vendase bëjnë të ditur se në SHBA janë konfirmuar 64 persona të infektuar  nga gripi i derrave.

Në Europë, Gjermania raportoi sot tre raste të sigurta të prekjes nga H1N1.

Ndërsa dje raportoi Izralei se një djalë ishte i prekur nga virusi, ai sapo ishte kthyer nga Meksika.

Në Meksike bëhet e ditur se 159 persona kanë vdekur nga sëmundja, ndërsa janë të prekur me dhjetëra persona të tjerë.

k.k/NOA

KOMENTE