English

Shisnin lëndë narkotike, policia i kap në flagrancë me 50 gram kanabis sattiva

Durrës, 29 prill, NOA - Shisnin në bashkëpunim lëndë narkotike, por kanë arritur të kapen në flagrancë nga forcat e policisë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ato kanë mundësuar arrestimin e 21-vjeçarit Endrit Koçi dhe 29-vjeçarit, Elvis Kopani, që të dy banues të qytetit të Durrësit, pasi posedonin lëndë narkotike.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit "Canabis Sativa", ndërsa në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 50.4 gram lëndë narkotike.

Kapja e tyre u realizua nga shërbimet e seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

KOMENTE