English

Shqipëria dhe Hungaria, marrëveshje për bashkëpunimin financiar

Tiranë 29 prill NOA - Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Hungarisë

prezantuan sot Marrëveshjen për Krijimin e një Programi Kuadër për Bashkëpunim Financiar.

Marrëveshja ka në thelb mbështetjen financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, dhe do të rregullojë të gjitha financimet e qeverisë hungareze në Shqipëri sipas prioriteteve të dy vendeve.

Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu theksoi se "përfitues të këtyre financimeve do të jenë ministritë dhe pushteti vendor".

"Gjithçka do të kalojë në një proces konkurrimi, nga i cili do të përfitojnë ato institucione që do të përgatisin më shpejt projektet më të mira" - tha Shehu i cili garantoi eliminim të burokracisë nga ana e ministrisë së Financave dhe Qeverisë Hungareze në procesin e përzgjedhjes së projekteve.

Ndërkohë ambasadori hungarez në Tiranë Sandor Molnari tha se "marrëveshja është një pikë kthese në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe synon rritjen e prezencës së biznesit hungarez në Shqipëri".

"Vetëm në vitin 2008 janë rritur me 50 % investimet hungareze në Shqipëri ndërsa janë shumëfishuar investimet shqiptare në Hungari" - tha Molnari i cili shprehu besimin se me nënshkrimin e marrëveshjes do të ketë biznese të mëdha hungareze që do të vijnë në Shqipëri.Â

k.k/NOA

KOMENTE