English

"Tirana Muzik Festival 2009", akordon tre bursa për studentët më të talentuar

Tiranë, 29 prill, NOA - Tre studentët më të talentuar të Akademisë së Arteve kanë përfituar nga një bursë studimi në kuadrin e festivalit "Tirana Musik Festival 2009".

Tashmë si një traditë e përvitshme e këtij institucioni arsimor, festivali "Tirana Musik Festival 2009" inkurajon talentet e reja që të zhvillojnë prirjet e tyre duke studiuar jashtë vendit.

Sipas të dhënave, studentët të cilëve iu akorduan tre bursat në fjalë janë Ledian Semini në kitarë, Fjorda Veizaj në piano dhe Edison Zurbo në klarinetë, të cilët do të shfrytëzojnë bursat e studimit për tre muaj në Perugia të Italisë.

Përzgjedhja e tyre u bë nga një juri e përbërë nga Luigi Tangalleri në piano, Claudio Piastra në kitarë dhe Piero Vincenti në klarinetë.

Në koncertin final të festivalit  "Tirana Musik Festival 2009" në Akademinë e Arteve interpretuan pjesmarrësit më të mirë të Master-klasave, si, Era Caushi, Ledian Semini, Fjorda Veizaj, Alfred Bushi, Iona Karasani, Klaudia Mehilli, Ali Nerjaku, Edison Zurbo, etj, që lajtën në piano, kitarë dhe klarinetë pjesë nga Brahms, Chopin, Mozart, Milde, Mendelssohn, Albeniz dhe Turina.

Festivali "Tirana Musik Festival 2009", u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Jashtme Italiane, Ambasada Italiane, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Bashkia Tiranë etj.

n.e/NOA

KOMENTE