Mexico, 29 prill NOA/AFP Update - Meksiko po zgjohet këto ditë në një qetësi të rrallë. Ndaj duket si një "qytet i vdekur".
Sepse të gjitha aktivitetet publike janë pezulluar nga autoritetet përballë "epidemisë" së gripit të derrave përgjegjëse për rreth njëzet të vdekur.
Kurse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi kundër "një potenciali pandemik". Virusi ka një potencial të qartë pandemik, paralajmëroi drejtoresha e përgjithshme e OBSH, Margaret Chan. Njëkohësisht, u bëri thirrje vendeve të paprekura të rrisin vigjilencën.
Për OBSH-në koha nuk pret sepse sëmundja po shtrihet tashmë gjeografikisht.
Në Meksikë janë identifikuar tre vatra: Kryesorja në Meksiko, kryeqytet ku gjenden 20 të vdekur.
Vatra e dytë është në qendër, në San Luis Potosi me 24 raste, ndër të cilat tre të vdekur, si dhe një vatër tjetër më modeste në kufirin me SHBA-në në, në Mexicali ku u pikasën katër raste, me asnjë të vdekur.
Provë e përhapjes, shtresa e qelizave bazë e zbuluar në 12 raste meksikane është gjenetikisht identike" me atë të zbuluar në Kaliforni, në SHBA, vend fqinj ku janë identifikuar tetë raste jovdekjeprurëse.
Por, veç Kalifornisë dhe Teksasit, të dyshuar janë zbuluar edhe në Nju Jork ku 75 studentë që paraqisnin simptomat e gripit u janë nënshtruar analizave. Këtë e raporti rrjeti më i madh televiziv në botë, CNN.
***
OBSH shqetësohet veçanërisht për aftësinë e virusit për t'u transmetuar nga njeriu tek njeriu, tek 'të rinjtë e rritur dhe që gëzojnë shëndet të mirë".
Por edhe për mutacionin e paprecedentë që ai ka realizuar në gjene të panjohura kurrë më parë. "Është hera e parë që shohim një shtresë qelizash bazë të gripit të shpendëve, dy të gripit të derrave dhe një njerëzore", - deklaroi drejtuesi i qendrës amerikane të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, Dave Daigle që punon ngushtë me OBSH-në. Gjithsesi, nuk është njoftuar asnjë vdekje e re në Meksiko gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi në mëngjesin e së Shtunës bashkia e kryeqytetit me të njëjtin emër, Meksikë.
Diçka më shumë se një mijë pacientë po mbahen nën mbikëqyrje, sipas autoriteteve, që siguruan dje për disponibilitetin e ilaçit antiviral aktiv kundër virusit.
Ata hoqën dorë nga një vaksinim që u këshillua nga OBSH-ja të mos përdorej për arsye të mosefikasitetit të tij përballë një virusi të ri. Mbyllja e institucioneve publike të kryeqytetit, shkolla, universitete, muze, teatro, rrezikon të zgjasë të paktën një javë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, José Angel Cordova.
Të shtunën në mëngjes, qarkullimi në Meksiko ishte reduktuar në një minimum strikt, atë të një fundjave pushimesh, ndërsa kalimtarë të shumtë mbanin maska kirurgjikale të blera një ditë më parë apo të shpërndara falas në fund të ditës nëpër stacionet e metrove.
Ky mjet transporti i përbashkët është këshilluar nga autoritetet të mos përdoret për shkak të përhapjes së rritur në atmosfera të mbyllura.
Për të njëjtën arsye, dje në mbrëmje baret dhe restorantet e qendrës së qytetit kishin një numër të paktë klientësh.
Ndërsa dy takime të futbollit profesionist të parashikuara në Meksiko u luajtën të Shtunën me dyer të mbyllura, pasi kështu vendosi Federata Kombëtare.
Aeroporti i kryeqytetit vazhdon të jetë i hapur, por ekipe mjekësore kanë shkuar në vend për t'u kujdesur për pasagjerët.
Presidenti meksikan, Felipe Calderon i pezulloi aktivitetet e parashikuara, sikundër deklaroi zyra e tij për shtyp, për t'iu kushtuar situatës së Emergjencës.
Të njëjtin veprim bëri edhe kryetari i bashkisë së Meksikos, Marcelo Ebrard.