English

Ambasada Italiane: Arbitrat tanë, objekt agresioni të rëndë

Tiranë, 30 prill NOA Update - Ambasada e Republikës së Italisë në Shqipëri lëshoi pasditen e sotme një deklaratë të ashpër ku dënon agresionin siç pohoi ndaj tre shtetasve italianë, arbitra të një ndeshjeje në Peqin.

Ambasada tha se gjatë zhvillimit dje të ndeshjes së futbollit Shkumbini-Flamurtari, në Peqin, nën drejtimin e arbitrave italianë (treshja e arbitrave të "Serisë A"), arbitri dhe të dy bashkëpunëtorët e tij janë bërë objekt i një agresioni të rëndë nga ana e spektatorëve që asistonin në këtë event sportiv".

Ambasada Italiane nënvizon aspektin e rëndë të kësaj ndodhie që thekson se ka goditur qytetarët italianë të angazhuar në një aktivitet sportiv zyrtar në territorin shqiptar

Këtu, ambasada kritikon "papërshtatshmërinë e masave të sigurisë të ndërmarra, në mbrojtje të pjesëmarrësve në këtë event sportiv, dhe ne mënyrë të veçantë mbrojtjen e stafit të arbitrave italianë, objekt të këtij agresioni".

Më tej, Ambasada Italiane, duke theksuar veprimtarinë e vazhdueshme të promovimit të kontakteve midis shoqërisë civile shqiptare e asaj italiane, dhe në veçanti në sektorët e rinise e sporteve, "dhe në përgjithësi në projektimin e një imazhi pozitiv të këtij vendi,", paralajmëron që "sjellje të këtij lloji të mos përsëriten më". Njëkohësisht, ambasada kërkon që "të merren masat e duhura dhe në kohë, ndaj përgjegjësve të kësaj ngjarjeje".

a.k/NOA

KOMENTE