Durrës, 30 prill, NOA - Në kuadër të plan-veprimt nr. 2770/1 të datës 10.04.09 "Për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e operacioneve policore mbi identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjedha me bimë narkotike Cannabis Sativa e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit", si edhe plan-veprimit të hartuar nga ana e Shtabit kundër kultivimit të bimës narkotike të ardhur për zbatim nga ana e ministrit të Brendshëm, drejtues të Policisë së Durrësit,
kanë nisur takimet me kryetarët e bashkive dhe komunave me qëllim sensibilizimin e organeve të pushtetit dhe të administrates për të përcjellë në të gjithë popullsinë e zonës frymën e luftës kundër kultivimit të bimës narkotike, si dhe për të ndërgjegjësuar popullatën se do të merren masa për vënien para përgjegjësisë penale të kultivuesve.
Takimi i parë u bë në komunën e Ishmit, në të cilën morën pjesë kryetari i komunës Gëzim Ylli si edhe këshilltarët e Komunës, Kryepleqtë dhe drejtuesit e shkollave të mesme e 9-vjeçare të zonës.
n.e/NOA