English

Kejsi Tola niset për në Moskë, Turku e përgëzon për pjesëmarrjen në "Eurosong ‘09"

Tiranë, 30 prill NOA - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ardjan Turku priti sot në një takim të veçantë përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtaren Kejsi Tola.

Ministri Turku tha vlerësoi se me meritë ndodheni në këtë pozicion për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian, duke u pohuar autorëve të këngës se "keni bërë një punë serioze". Përfaqësimi jua tha Ministri, do të ngrejë në një nivel më të lartë muzikën shqiptare. Ndërsa Kejsi Tola tha se ndjehej e nderuar dhe e lumtur që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. "U jam mirënjohëse njerëzve që më kanë mbështetur. Kam punuar shumë fort dhe shpresoj se do bëj një përfaqësim dinjitoz të vendit tim në Moskë", - pohoi këngëtarja. Ndërsa autori i tekstit, Agim Doci shprehu konsideratë të lartë për këngëtaren shqiptare duke shtuar se "zëri i Kejsi Tolës do të trondisë Moskën dhe Kremlinin". Performaca e Kejsi Tolës do të shoqërohet nga dy këngëtare dhe dy balerinë. Grupi shqiptar do të niset për në Moske në datën 4 maj. Festivali Evropian i Këngës do të fillojë në datën 12 maj për të vazhduar më pas në datat 14 dhe 16 maj. a.k/NOA

KOMENTE