Tiranë, 30 prill, NOA -Â Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zyrtarizojë sot regjistrimin e 45 partive politike, të cilat do të jenë pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 28 qershorit.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, subjektet politike duhet të regjistrohen 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, më parë si subjekt politik më vete dhe pastaj duke përcaktuar edhe si koalicion zgjedhor të cilit do t'i përkasin.
"Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve", thuhet në nenin 65 të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë, në nenin 68 thuhet shprehimisht se "listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10.000 zgjedhës".
n.e/NOA