Nju-Jork, 30 prill, NOA - Kriza financiare ka mbërritur në pikën e saj kritike jo vetëm për njerëzit, por ka nisur që të ndihet shumë edhe prej kafshëve.
Edhe këto të fundit madje kanë nisur që t'i pushojnë nga puna, siç po bëjnë me qindra mijëra punonjës në të gjithë botën muajt e fundit për shkak të reduktimit të mundësive financiare për t'i mbajtur ata.
Kështu, për të zvogëluar shpenzimet për 1.5 milionë dollarë, kopshti zoologjik në Bronx përveç të punësuarve do të duhet të largojë edhe disa nga kafshët e tij.
Kopshti zoologjik i Bronxit në Neë York për shkak të deficitit prej 15 milionë dollarësh është shtyrë që largojë edhe disa prej kafshëve. Në listën e kafshëve janë përfshirë edhe disa prej atyre që kushtojnë më pak për t'u "mirëmbajtur".
n.e/NOA