Londër, 30 prill, NOA - Kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në Evropë, Liga e Kampioneve ka mbyllur mbrëmë ndeshjet e para gjysëmfinale. Pas barazimit 0-0 të Barcelonës ndaj Chelsit, ka qenë derbi anglez mes Manchesterit dhe Arsenalit ai që ka dhuruar emocione të veçanta.
Takimi i parë gjysmëfinal i zhvilluar në "Old Trafford" ka përfunduar me fitoren 1-0 të Manchester-it. Kampionët në fuqi treguan lojë shumë më të mirë në të dyja pjesët e takimit duke e vënë në presion vazhdimisht Arsenalin dhe duke e detyruar të tërhiqet në gjysmën e vetë të fushës. Goli për Manchesterin u shënua në minutën e 17-të nga John O'Shea, i cili u gjet më së miri brenda zonës së Arsenalit duke shënuar në portën e mbrojtur nga portiere spanjol Almunia. Rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur pësa i përket kualifikimit për në finale. Arsenali një gol në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet pas një jave në "Emirates Stadium".