English

Ministri Basha takim me ambasadorin e ri të Rumanisë në Shqipëri

Tiranë 30 prill NOA - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Rumanisë, Viorel Stanila.

Ministri Basha i uroi suksese Stanila në fillim të mandatit të tij si Ambasador i Rumanisë në Shqipëri.

Gjithashtu Basha siguroi Ambasadorin rumun për mbështetjen e Qeverisë dhe Shtetit shqiptar në kryerjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

"Shqipëria është e interesuar për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat" tha Ministri Basha në takim.

"Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar duhet të marrë dimensione të reja. Këtyre dimensioneve do ti shërbejnë edhe aktivitetet e parashikuara për periudhën maj-qershor 2009, të tilla si mbajtja e sesionit të radhës së komisionit dypalësh ekonomiko-tregtar si dhe vizita e drejtuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bukureshtit dhe Rumanisë në Shqipëri" shtoi më tej Basha.

Ambasadori i ri rumun, Viorel Stanila, u shpreh se "kontaktet do të vijnë duke u shtuar, në kushtet e një partneriteti euroatlantik, por edhe të një bashkëpunimi më të ngushtë rajonal dhe evropian. Shkëmbimi i vizitave në nivele të ndryshme politike, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e shkëmbimeve tregtare, shkëmbimet kulturore, turistike etj, do ti sjellin më afër dy popujt dhe vendet tona, nënvizoi Ambasadori rumun në takim me Ministrin e Jashtëm shqiptar".

k.k/NOA

KOMENTE