Gjirokastër, 30 prill, NOA - Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 4 prill, në vendin e quajtur Ura e Leklit të aksit rrugor Gjirokastër -Tepelenë, midis punonjësve të policisë të cilët kryenin shërbim në postbllok dhe dy policëve të tjerë së bashku me një qytetar, në përfundim të analizës dhe verifikimit të plotë të saj, u morën disa masa ndëshkimore ndaj protagonistëve.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, për inspektor Blerim Mëhilli, me detyrë shoferi i drejtorit të Policisë së Gjirokastrës u mor masa disiplinore "Përjashtim nga Policia e Shtetit", ndërsa komisar Adriatik Tola, me detyrë përgjegjës postoblloku u ndëshkua me pezullim pa pagesë 30 ditë për mosveprim.
Nga ana tjetër, ndaj nënkomisar Birbil Makriut me detyrë zv/përgjegjës për postobllokun, u mor masa disiplinore e shtyrjes së afatit të gradimit për 12 muaj, edhe ky për mosveprim, sikundër me të njëjtin ndëshkim u dënua edhe inspektori Thanas Nika, me detyrën e oficerit të patrullës së Policisë Tepelenë.
Ndërkaq, dy inspektorët e tjerë, Elidon Ormëni dhe Bardhi Bineri, janë ndëshkuar me masën disiplinore për "Shtyrje afati gradimi për 12 muaj" për mosveprim.
Vetëm inspektor Dëfrim Sinani mori dënimin më të ulët, vetëm me "Heqje page në masën 5 ditë punë", për mosveprim.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â