Durrës, 30 prill, NOA -Â Ishin kthyer në makthin e grave të qytetit, pasi dilnin përnatë dhe u vidhnin çantat nga duart. Nuk janë pak, por 6 raste të identifikuara për vjedhje çantash prej dy personave, pa përmendur ato të cilat nuk janë denoncuar fare në polici. Në fund, policia ka arritur që përmes një operacioni të koduar nën emrin "Çanta", të vërë nën pranga njërin nga dy autorët e këtyre grabitjeve.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA ata janë 16-vjeçari F.R, lindur në Përmet e banues në Durrës, si edhe 17-vjeçari E.D, i shpallur tashmë në kërkim.
Forcat policore bëjnë të ditur se gjatë periudhës shkurt-prill, janë evidentuar 6 raste të çantave të dorës të grave të moshuara, ku pasi është bërë kallëzim penal nga ana e të dëmtuarave janë regjistruar edhe procedimet penale përkatëse pranë prokurorisë së Durrësit për secilin rast.
Të dy minorenët ishin kthyer në makthin e të moshuarave Ata pasi i ndiqnin për një farë ato gjatë aktivitetit të ditës me kryerjen e pazareve, saktësonin vendodhjet e banesave të tyre dhe u kryenin grabitjet e çantave të dorës në hyrjet e pallatit.
Duke ua shkëputur edhe me forcë, në disa raste viktimat e tyre kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Duke i ndjekur hap pas hapi, forcat e policisë ndërhynë në momentin kur F.R po kryente vjedhejn e radhës, duke i marrë Sotira N., çantën e dorës me sende të ndryshme personale, por edhe një sasi prej 800-lekësh.
Â
Ja vjedhjet e kryera prej këtyre dy personave:
- Data 04.02.09
Në lagjen nr.4 i kanë vjedhur Ismete P. çantën me 18.000 lekë të reja dhe një aparat celular.
- Data 17.02.09
Në lagjen nr.3 i kanë vjedhur Servete T. çantën me 12.000 lekë të reja dhe një aparat celular.
- Data 21.03.09
Në lagjen nr.4 i kanë vjedhur çantën Mereme B., në të cilën kishte sende personale dhe një shumë prej 1000 lekë të reja.
- Data 25.03.09
Në lagjen nr.11 i kanë vjedhur Nije D. çantën në të cilën kishte shumën prej 88.000 mijë lekë të reja dhe 240 euro.
- Data 19.04.09
Në lagjen nr.12 i kanë vjedhur Nafije H. çanten në të cilën kishte shumën prej 2000 lekësh të reja.
Â
n.e/NOA