English

Posta merr çmimin e "Erës së Cilësisë Ndërkombëtare së Shekullit" në Kategorinë e Diamantit

Gjenevë, 30 Prill NOA - Posta Shqiptare është vlerësuar në Gjenevë të Zvicrës me Çmimin e Erës së Cilësisë Ndërkombëtare te Shekullit në Kategorinë e Diamantit.

Vlerësimi për kompaninë është tërhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z. Arqile Gorea si dhe Kryetarja e Këshillit Mbikëqyrës Suzana Panariti të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Eventi u drejtua nga Jose E.Prieto, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i BID (Drejtimeve të Iniciativave të Biznesit) së bashku me personalitete te shquara të botës së biznesit dhe në praninë e trupave diplomatike. Sponsori kryesor i Konventës së Erës se Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit ishte IrmaPress, i cili mbuloi të rejat në lidhje me prezantimet e çmimeve në Gjenevë nëpërmjet me shumë se 26 publikimeve në anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht dhe portugalisht. Posta Shqiptare ka garuar të marrë këtë vlerësim ndërkombëtar mes kompanive nga 53 vende nga e gjithë bota për arritjet në Cilësinë dhe përsosmërinë e kryerjes së shërbimeve. Posta Shqiptare sh.a mori çmimin e "Erës se Cilësisë Ndërkombëtare te Shekullit" në Kategorinë e Diamantit, në njohjen e kryerjes së cilësisë, lidershipit, teknologjisë dhe novacionit. Ky është një çmim i cili paraqet sukses për Shqipërinë në botën e biznesit dhe në fushën e shërbimeve. Të gjitha kompanitë që kanë marrë çmim në këtë event, janë simbole të kryerjes së lidershipit, teknologjisë dhe novacionit gjë qe i bën ato modele për kompanitë e tjera te sektorëve te tyre. Ka qenë ky parimi mbi të cilin është vlerësuar dhe Posta Shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme botërore. Biznese dhe kompani nga 53 vende të ndryshme nga SHBA, Evropa, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme morën Çmimin e "Erës se Cilësisë Ndërkombëtare te Shekullit" si vlerësim për arritjet e tyre ne përhapjen e kulturës së cilësisë në shërbim të klientit. zyra për shtyp e Postës Shqiptare duke folur mbi çmimin e marrë, tha sot se hapat kryesore për të implementuar në mënyrë te suksesshme programin TQM në kompani janë: • Organizata me drejtim cilësinë • Afrimi tek klienti • Përmbushja e detyrës • Përtëritjet teknologjike • Eficense sistemi • Drejtimi ne shoqëri • Përqendrimi ne zonat me fitimprurëse te biznesit.

KOMENTE