English

PS, Blushi, Majko, e Dalipi takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, u bëjnë apel të votojnë

Athinë 30 prill NOA - Deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi, Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi kanë zhvilluar sot me emigrantët shqiptarë një takim në Veria të Greqisë.

Deputetët socialistë janë shoqëruara dhe mbështetur në takimet e tyre dhe nga homolgët helenë të Pasokut si dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur lokalë.

Në këtë takim mori pjesë Kryetarja e Bashkisë së Verias Uzuxhoglu, si dhe deputetë të parlamentit grek.

"Një shtet që aspiron të bëhet pjesë e Evropës i duhet të garantojë qindra mijëra qytetarëve të vetë që jetojnë si emigrantë në kufij me vendin ku kanë lindur të drejtën e votës' ky ishte mesazhi që dhanë deputetët e PS, Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi.

Deputetët shqiptarë iu bënë thirrje emigrantëve që më 28 qershor të vijnë në Shqipëri dhe të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës.

"Ju keni ikur nga mungesa e shpresës. Kemi një shans në 28 Qershor që ti rikthejmë shqiptarëve shpresën dhe këtë nuk mund ta bëjmë dot pa ju. Ne kemi në dorë që me votën tonë në datën 28 qershor ta ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë. Të ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë, për të sjellë në pushtet një qeveri më të mirë, e cila na i garanton të gjitha këto dhe në radhë të parë na garanton Evropën" u shpreh deputeti Ben Blushi.

"Ju falënderoj për këtë pritje masive dhe entuziaste dhe ju ftoj që në 28 qershor të vini, në Librazhd, Shkodër, Devoll apo Korçë për të ndryshuar qeverinë e Shqipërisë për të ndryshuar të ardhmen tonë të përbashkët" përfundoi Blushi.

k.k/NOA

KOMENTE