English

Shefer Crevenkovskit para lamtumirës: Zgjidhni çështjen e emrit të Maqedonisë

Bruksel, 30 prill, NOA - Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski në Bruksel realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.

Siç njofton kabineti i presidentit, kreu i NATO-s ka ripërsëritur qëndrimin se Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Aleancë dhe se mbetet vetëm çështja e emrit për tu zgjidhur.

Shefer në takimin me presidentin e Maqedonisë është interesuar se deri ku kanë arritur negociatat me Greqinë për kontestin e emrit.

Presidenti i Maqedonisë ka theksuar se pas zgjedhjeve në Greqi pret që të intensifikohen negociatat mes dy vendeve për çështjen e emrit.

NOA-INA

KOMENTE