English

USAID: Korrupsioni, më i lartë se në 2008-ën. kryeson Agjencia e Pronave

Tiranë, 30 prill, NOA - Korrupsioni është një dukuri e cila po njeh rritje nga viti në vit. Një fakt i tillë thuhet në një raport të fundit të UDAID (Programi i Ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës), sipas të cilit në vendin tonë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, vihet re një shtim i dukurisë së korrupsionit.

Gjatë zhvillimit të këtij sondazhi u pyetën mbi 1 mijë persona, shumica e të cilëve u shprehën se korrupsioni jo vetëm që s'ka pësuar rënie, por është shumë më i lartë se një vit më parë.

Ekspertët e USAID-it e kanë vënë në dukje përmes këtij sondazhi mendimin qytetar, sipas të cilit shumë e institucioneve nuk tregohen transparente.

Sipas tij, transparenca mungon kryesisht në institucionet që kanë lidhje direkte me procesin e kthim-kompensimit të pronave, sic është Agjencia e Kthim-Kompensimit të Pronave apo Hipotekat.

Pas tyre kanë renditur si më pak transparent institucionet zyrtare si Presidenca, Kuvendi etj.

Të pyetur se cilat janë kategoritë që janë më shumë të korruptuar, të anketuarit kanë zgjedhur; ministrat, deputetët, doganierët, mjekët.

Kurse për më pak të prekur nga ky fenomen, anketuesit kanë përmendur drejtuesit fetarë, presidentin, median, arsimin dhe ushtarakët. n.e/NOA

KOMENTE