Tiranë 1 maj NOA - U organizua sot një protestë kundër krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë.
Sindikalistët protestuan sot në sheshin e "Ushtarit te Panjohur" në Tiranë.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura ka vendosur simbolikisht një pllakë në të cilën ishin gdhendur shifrat e varfërisë dhe papunësisë, ku kjo e fundit kapte shifrën e 34 për qind. Ndërkohë që në protestë kanë qene dhe përfaqësues të lëvizjes MJAFT të cilët kanë insistuar se kjo ditë nuk është festë ashtu siç shqiptarë janë mësuar ta festojnë për vite të tëra.
"Kjo që ndodh është e kundërta që asaj që duhet të ndodhe në një ditë kur shqiptarët as nuk duhet të blejnë dhe as të shesin gjë. Mos bli asgjë, mos shit asgjë, protesto!", thonë përfaqësuesit e lëvizjes Mjaft. Në këtë protestë morën pjesë dhjetëra persona të papunë dhe pensioniste, të cilët treguan se ndodheshin në vështirësi.
k.k/NOA