Tiranë 1 maj NOA - Policia e Tiranës arrestoi sot dëshmitarin e vrasjes së Azem Hajdarit, i arratisur nga burgu i Shënkollit më 22 janar të këtij viti.
Petrit Cakrrit u kap sot në një hotel në Tiranë nga policia e kryeqytetit dhe oficerët e antikrimit.
Petrit Cakrri është dënuar për dy vepra penale. Me gjashtë vjet burgim për veprën penale të "vjedhje" dhe me gjashtë vjet burgim për "mashtrim".
Pas arratisjes nga burgu Cakrri pretendoi se mbahej ende në burg megjithëse e kishte mbaruar kryerjen e dënimit.
Ndërsa në atë kohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hodhi poshtë menjëherë pretendimin e Petrit Cakrrit.
Mësohet se i arratisuri kishte edhe një vit e katër muaj burg për të bërë por ai u arratis duke rrezikur kështu ti shtojë vetes edhe 5 vite të tjera burgim.
k.k/NOA