English

Duke nisur që sot, deri në 30 tetor, Shqipëri-Kosovë me kalim pa pasaporta

Prishtinë, 1 maj, NOA - Duke nisur që nga data e sotme, 1 maj, deri më 30 tetor të këtij viti, mes Shqipërisë dhe Kosovës do të nisë aplikimi i regjimi të lehtësuar të kalimit kufitar për qytetarët.

Kjo presupozon që gjatë kësaj periudhe, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të kalojnë kufirin me Republikën e Shqipërisë pa pasaporta dhe vetëm me letërnjoftim të vlefshëm.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, sipas së cilës, ai është marrë në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Bëhet e ditur se një gjë e tillë është ndërmarrë në kuadrin e sezonit turistik, kur dihet se kosovarët janë kthyer në frekuentuesit kryesorë të Adriatikut.

n.e/NOA

KOMENTE