English

Gjysëmfinalet e kupës UEFA, Hamburg mposht Vederin, derbi ukrainas barazon

Berlin, 1 maj, NOA - Ndeshjet e radhës për gjysëmfinalet e kupës UEFA kanë përfunduar me një fitore minimale të ekipit të Hamburgut, 1-0, ndaj Ëerder Bremeni, Â ndeshja tjetër, "derbi" ukrainas mes Dinamos së Kievit dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me barazim 1-1.

Në ndeshjen "Hamburg-Verder Bremen", ishte Piotr Trochoëski ai që shënoi golin në minutën e 28-të të ndeshjes, i cili ka mjaftuar t'i japë një fitore të merituar dhe të rëndësishme në udhëtim Hamburgut. Ndërsa në gjysëmfinalen tjetër, vendasit e Dinamo Kievit kaluan në epërsi që në pjesë të parë, me anë të një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Dmytro Chygrynskiy, i cili devijoi një goditje të Olexandr Aliyev nga gjuajtja e lirë (22'), ndërsa mysafirët barazuan me anë të Fernandinho në pjesën e dytë të ndeshjes (68').

KOMENTE