Tiranë 1 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot tre marrëveshje elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me tre parti.
Berisha fillimisht nënshkroi marrëveshjen me Kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) Ekrem Spahia.Â
"Është një ditë shumë e shënuar dhe e veçantë me një aleat tradicional, që përfaqëson forcën politike me historinë më të gjatë, por edhe të dhimbshme të Shqipërisë, forcë politike që me sakrifica të mëdha mbrojti interesin kombëtar dhe fibrën kombëtare. Me Partinë e Legalitetit ne firmosëm sot një marrëveshje për të fituar së bashku, për të qeverisur së bashku" u shpreh kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me PLL
Po sot Kryeministri nënshkroi edhe me Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), Tahir Muhedini si dhe me Partinë e Ballit Kombëtar.
k.k/NOA