English

Llakatund, Rama: Aleancë strategjike mes bujkut, fermerit dhe shtetit

Llakatund 1 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vazhduar sot të prezantojë Programin e ri qeverisës të socialistëve, në Llakatund të Vlorës.

Në këtë fshat Edi Rama ka bërë publik disa nga pika të planit të PS për të ndryshuar fshatin.Â

"Shqipëria sot vuan nga një varfëri që në zonat rurale është 50 % më e lartë se në qendrat urbane. Shqipëria sot vuan nga një varfëri që shton varfërinë, për shkak se ndaj varfërisë kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë përgjigjet e duhura nga politikat qeverisë" u shpreh Rama në Lakatund ku shoqërohej nga deputetët Malaj e Dervishi si dhe nga anëtarja e Asamblesë së PS, Luiza Xhuvani.

"Ne do krijojmë Ministrinë e Zhvillimit Rural, e cila do të fokusohet tek fshati, e cila do të përqendrojë të gjitha fuqitë tona intelektuale dhe financiare për zhvillimin e fshatit, dhe që do të jetë në krah të të gjithë bujqve e fermerëve shqiptarë në të gjitha komunat dhe fshatrat e vendit" u shpreh Rama.

" Duhet të hapet një epokë e re,e cila duhet të fillojë me dhënien e titujve të pronësisë, për të gjithë bujqit e fermerët, me sigurimin dhe konsolidimin e tokës përmes një Kodi të ri të Tokës, dhe duhet të vazhdojë me krijimin e një aleance strategjike mes bujkut dhe fermerit nga njëra anë dhe shtetit nga ana tjetër. Përmes kësaj aleance ne mund të krijojmë mirëqenie" shtoi më tej kryetari i PS, Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE