English

OBSH: Po stabilizohet shpërthimi i grupit të derrave, situata nën kontroll

Uashington, 1 maj, NOA - Shpërthimi i gripit të derrave duket se është stabilizuar disi dhe nuk ka më vend për panikun që u përhap disa ditë më parë, pasi situata paraqitet më shumë nën kontroll.

Lajmi konfirmohet nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës krahasuar me ditën kur u konfimuan vdekjet e para në Meksikë, situara paraqitet më e qetë dhe se nuk ka arsye që gatishmëria të ngrihet në nivelin më të lartë.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ministrat e Shëndetësisë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të punuar shpejt me kompanitë farmaceutike për të zhvilluar një vaksinë për të luftuar gripin e derrave.

Ata zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Luksembourg, në një kohë kur raste të sëmundjes u njoftuan edhe në Zvicër dhe Holandë, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos shkaktonin panik.

"Jemi të shqetësuar, por jemi në krye të situatës, pra nuk ka nevojë për panik. Fakt është se jemi përgatitur prej vitesh në BE për një eveniment të tillë dhe eksperienca e fituar deri tani, na vendos në një pozitë më të fortë", ka thënë njëri nga këta ministra.

Nga ana tjetër, ministrat e BE-së thanë në Luksemburg se vendet anëtare duhet të vendosin për sa i takon çështjes së kufizimeve të tyre udhëtimeve.

"Ne po punojmë në mënyrë aktive me autoritetet e shëndetësisë në vende të ndryshme, në mënyrë të veçantë me ata në SHBA dhe Kanada si edhe me organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë, veçanërisht me OBSH. Si rezultat nuk është vetëm një problem meksikan është edhe një problem global", tha ministri çek i Shëndetësisë, Cordova.

n.e/NOA

KOMENTE