Tiranë 1 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste i Tiranës, Besnik Bare, ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha.
"Kryeministri Berisha thotë se Shqipëria është bërë nuse dhe kujton se populli është në dasmë e në bollëk. Por, fatkeqësisht në familjet shqiptare nuk jetohet si në familjen përditë e më të pasur të Kryeministrit. Sot shqiptarët janë më të varfër e më të papunë se 4 vjet më parë, sepse blejnë shumë më pak se 4 vjet më parë" u shpreh Bare.
Sipas tij letra e aplikimit në BE nuk mund të jetë gjethja e fikut elektoral të Sali Berishës, si dhe nuk mund ta mbulojë dot hendekun e madh të varfërisë dhe papunësisë që ndan shqiptarët nga Europa, ku Partia Socialiste do t'i integrojë me mandatin qeverisës të 28 Qershorit përmes politikës së re të ndryshimit.
k.k/NOA