English

PS, Islami: Aplikoni për kartë identiteti, sakrifikoni taksën prej 200 lekësh për të hequr Berishën

Tiranë 1 maj NOA -Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot  Islami u bëri sot thirrje qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit, ndërsa u shpreh se qeveria e re pas 29 qershorit do ti rimburësoje.

"Bëni sakrificën e fundit duke paguar taksën prej 200 lekë, sakrificë për të hequr Berishën nga pushteti, qeveria e dalë nga vota e shqiptarëve do t'jua kthejë shumën prej 200 lekësh në 29 Qershor 2009. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i përket tërësisht qeverisë Berisha, ne nuk jemi autorë të tij" u shpreh Islami. Â

"Në do ta monitorojmë këtë proces me shumë seriozitet dhe me transparencë do të bëjmë me dije publikun dhe partnerët ndërkombëtarë për ecurinë e tij dhe pengesat eventuale duke e mbështetur pa asnjë paragjykim. Por, nuk mund të neglizhoj faktin që Ministria e Brendshme nuk ka qenë transparente duke paralizuar edhe komisionin ad hoc të Kuvendit dhe nëse kjo do të vazhdojë të ndodhë ne nuk do të heshtim, sepse nuk mund të lejojmë që të vihen në rrezik zgjedhjet e lira e të ndershme nga një hile e radhës me ezaurimin e kohës së shkurtër në dispozicion. Përsëris nuk paragjykoj askënd, por ngre një shqetësim që është ende prezent dhe duhet korrigjuar urgjentisht shtoi më tej Kastriot Islami.

Sipas tij PS nuk mund të pranojë që ju të taksoheni për votën dhe ky diskutim do të ruhet në kujtesën e shqiptarëve si debati i heqjes së një takse që amerikanët e kanë hequr 40 vjet më parë dhe që ishte vendosur për të penguar të votojnë të varfrit dhe emigrantët, kryesisht njerëzit me ngjyrë.

"Edhe një herë i bëj thirrje të gjithëve: Shkoni dhe aplikoni, bëjeni sakrificën duke paguar taksën e fundit të qeverisë Berisha dhe rrini të qetë se në 29 Qershor qeveria e re do t'jua kthejë" përfundoi Islami.

k.k/NOA

KOMENTE