English

Schvarzenberg: Nga Ballkani, Kroacia e para që do hyjë në BE, të tjerët me radhë

Pragë, 1 maj, NOA - Kroacia është vendi i cili ka gjasa të hyjë i pari në Bashkimin Evropian dhe pas tij, hap pas hapi një gjë e tillë ka për të ndodhur me të gjitha vendey e Ballkanit Perëndimor.

Një fakt të tillë e ka pohuar ministri i Jashtëm çek, Karel Schvarzenberg, vendi i të cilit aktualisht kryeson Presidencën e radhës së BE-së.

Sipas tij, gjatë viteve të ardhshme në Bashkimin Evropian do të pranohen edhe shtete të reja, duke filluar me Kroacinë, e më pas duke shpresuar që të pasohet edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sot mbushen pesë vjet që kur filloi zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe me këtë rast, ministri i Jashtëm çek, ka dhënë mendimin e tij mbi parashikimet për anëtarësimet e reja në strukturat evropiane, duke filluar me Kroacinë.

"Besoj që në radhë është Kroacia dhe pastaj ne duhet të përfshijmë hap pas hapi tërë Ballkanin Perëndimor", ka deklaruar ai.

n.e/NOA

KOMENTE