English

Shijak, takim me ekspertët për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike

Durrës, 1 maj, NOA - Në kuadër të plan-veprimt "Për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e operacioneve policore mbi identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit", në Bashkinë Manëz të rrethit Durrës u organizua një takim me drejtues të sektorit kundër krimit të organizuar dhe komisariatit të Policisë së Shijakut.

Pjesëmarrësit u njohën me plan-veprimin e e lartpërmendur dhe me detyrat apo përgjegjësitë e ngarkuara në kuadër të tyre ndaj përfaqësuesve të pushtetit vendor.

Në takim u fol gjithashtu edhe për mënyrën sesi duhet bërë sensibilizimi i komunitetit për efektet negative, si të anës shëndetësore, ashtu dhe sociale që vijnë nga përdorimi i bimës narkotike, duke i dhënë një shtysë më të madhe parandalimit dhe luftës ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

n.e/NOAÂ Â

Â

KOMENTE