English

Skema e re dhe e plotë e rritjes së pensioneve që hyri sot në fuqi

Tiranë, 1 maj NOA - Skema e rritjes së pensioneve nga 1 maji është prezantuar sot nga Evelina Kodashi, drejtoresha e ISSH-së (Instituti i Sigurimeve Shoqërore). Ajo pohoi se 203 mijë pensionistë përfitojnë një kompensim prej 190 lekësh.

Në fakt, sot ka nisur shpërndarja e pensioneve së bashku me shtesat. Pensionet e pleqërisë së qytetit u rritën në masën 8 %, ndërsa 10 % për pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit.

Rritje kanë pësuar në masën 22 % pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat, si dhe 4 % të gjitha pensionet suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake.

Ndërsa trajtimi i veçante i ish punonjësve të nëntokës është rritur në masën 10 %.

"Të gjitha pensionet minimale të pleqërisë shtet, përveç rritjes per 8 %, përfitojnë dhe një komensim ne 190 lekë, duke e çuar rritjen reale të të ardhurave minimale të pensionistit në masën 10 %. Në këtë kategori pensionesh përfitojnë 126 177 persona", deklaroi sot Koldashi.

Kështu me këtë rritje dhe shtesë, të ardhurat minimale të pensionistëve që marrin pension të plotë pleqërie behet 12 226 lekë.

Kompensimin deri në masën 190 lekë do ta përfitojnë edhe pensionet e pjesshme të pleqërisë shtet.

Ky kompensim u jepet në proporcion me masën e pensionit që ata kanë.

Ky kompensim i bën këto pensione që të përfitojnë një rritje reale të të ardhurave në masën 10 %. Në këtë kategori përfitojnë 44. 077 persona.

Pra, kompensimin ne masën deri në 190 lekë e përfitojnë 203 850 pensionistë.

***

Në total, nga rritja më e fundit, përfitojnë 283. 702 pensione pleqërie urbane, 41. 000 pensione invaliditeti urbanë, 49. 619 pensione familjare urbane.

Ndërsa në fshat përfitojnë 142. 786 pensione pleqërie, 5467 invaliditeti dhe 11. 333 pensione familjare.

ISSH thekson se, rritja e pensioneve nuk cënon asnjë prej kompensimeve që janë dhënë gjatë periudhave të mëparshme.

Në këtë mënyrë, të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç kompensimeve të përfituara me vendime të veçanta të qeverisë do të përfitojnë edhe rritjen më të fundit që ka filluar që sot në të gjitha zyrat postare.

Nga kjo rritje do të transferohen drejt buxheteve familjare të pensionistëve shuma 4. 412 milionë lekë, fond i cili është vënë në dispozicion të ISSH-së nga Qeveria.

Më poshtë vijojnë disa tabela në ndihmë të medias dhe të interesuarve të tjerë:

Pensioni minimal në qytet : 12 226 lekë në muaj

Pensioni minimal në fshat : 7234 lekë në muaj

Pensioni maksimal në qytet: 21. 052 lekë.

Nga viti 2005-2009:

Pensionet minimale në qytet

Nga 8350 në 12. 226 lekë.

Rritja 3876 lekë në muaj

46. 4 % në 4 vite

Pensionet minimale në fshat

Nga 3630 lekë në 7234 lekë

Rritja 3604 lekë në muaj

100 % rritja në 4 vite

RRITJA E PENSIONEVE NE VITE 2006-2009 TE KRAHASUARA ME VITIN 2005

Masa e pensionit sipas viteve

Rritjet 2009 ne krahasim me 2005

Pershkrimi

2005

2006

2007

2008

2009

ne vlere

ne

absolute

%

PENSIONEN URBANE

Pensione Pleqeri Urban

7850

8240

8650

9515

10276

2426

Komp Energji elek.

350

350

350

350

350

0

Komp.Buke

150

150

150

150

150

0

Komp Vend. 401 nga Nentor 2006

0

500

500

500

500

500

0

Komp Vend . 763 nga Dhjetor 2006

0

760

760

760

760

760

Komps Vend 416 Prill 2008

0

0

0

0

190

190

TE Ardhurat Minimale

8350

10000

10410

11275

12226

3876

46.42

PENSIONE RURALE

Pensione Pleqeri Rurale

3430

4110

4520

5200

6344

2914

Komp buke

200

200

200

200

200

0

Komp vendimi 17 Janar 2007

0

690

690

690

690

Te Ardhurat Minimale

3630

4310

5410

6090

7234

3604

99.28

KOMENTE