English

Arrestohet doganieri, kaloi pa deklaruar kamionin e ngarkuar me 27 ton kafe

Kapshticë, 2 maj, NOA - Forcat e policisë së Korçës prej dy ditësh kishin shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kiriasko Feta, i cili mbante detyrën e doganierit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, por më pas kanë mundur ta vënë nën pranga.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arsyeja e një veprimi të tillë është ajo se banuesi i fshatit Fitore të Devollit, ishte shpallur në kërkim për veprën penale të "Shpërdorimit të detyreë", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Dy muaj më parë në pikën kufitare të Kapshticës, është kapur një kamion me targë KO 7074 B, i cili posedonte një sasi prej 27 tonësh kafeje, e padeklaruar kjo nga Kiriasko Feta, i cili në ato momente ishte me detyrën doganier tek peshorja.

n.e/NOA

KOMENTE