Londër, 2 maj, NOA - Bënin dashuri pa e vrarë mendjen në parkun para rezidencës së mbretëreshës angleze, por ndalohen menjëherë nga policia.
Sipas të dhënave, policia angleze ka arrestuar një çift i cili po bënte dashuri në livadhin para kështjellës mbretërore në Windsor.
Bëhet e ditur se dy të dashuruarit, të cilët ishin rresh moshës tridhjetë vjeç, po kryenin akt seksual në një pjesë private të parkut, derisa mbretëresha Elizabeta II gjendej në rezidencën e saj.
Ata po bënin dashuri para disa turistëve dhe ushtarëve të cilët po shtyheshin se cili të zë një vend më të mirë për të parë, madje dhe janë filmuar dhe fotografuar nga disa prej tyre.
Madje, një prej dëshmitarëve ka deklaruar se dy personat e çifiti në fjalë kanë injoruar edhe mbishkrimin "Mos e shkel barin".
n.e/NOA